Trajnim: "Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë”

E gjithë Shqipëria është përfshirë në procesin e Fiskalizimit që prej fundit të vitit  2020, duke bërë përgatitjet për Janarin dhe Qeshorin e 2021, muaj me rëndësi për përfshirjen në sistemin e digjitalizuar fiskal.  

Ky trajnim bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të  qarkullimit” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Do të trajtohen konceptet e reja në lidhje me Faturën, pagesat me dhe pa para në dorë, procedurat që duhen ndjekur dhe elementet e nevojshëm për procesin e Fiskalizimit, si dhe zbatimi në praktikë nëpërmjet demonstrimit konkret.

Tema e trajnimit: “Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë” 

E ftuar: Rozana Çelmeta 

Përgjegjëse e Shërbimit për Tatimpaguesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Përshkrim i trajnimit:

 Trajnimi bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të  qarkullimit” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. 

Objektivat e trajnimit:

– Informimi i pjesëmarrësve në lidhje me Ligjin nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, akteve nënligjore në zbatim të tij;

– Trajtimi i koncepteve të reja në lidhje me Faturën, pagesat me dhe pa para në dorë,  procedurat që duhen ndjekur dhe elementet e nevojshëm për procesin e  Fiskalizimit;

– Zbatimi në praktikë nëpërmjet demonstrimit konkret. 

Target grupi 

Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë subjektet tatimpagues, të cilët janë  subjekt i ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i  ndryshuar, pavarësisht fiskalizimit nëse kanë përsona fizikë apo juridikë, etj. 

Njihuni më shumë me të ftuarën Rozana Çelmeta 

Raportimi tatimor mbetet një sfidë e vështirë për financierët dhe kontabilistët e  subjekteve të biznesit në Shqipëri. Me një përvojë 27 vjeçare në nivele drejtuese në  sektorin privat dhe në Administratën Tatimore, sjell me një qasje konkrete të gjithë dijen që duhet të zotëroni; ndryshimet ligjore sipas paketave fiskale, rregullat e reja  të fiskalizimit, menaxhimin e duhur në ndjekjen e procedurave tatimore. Duke ndërvepruar përmes shembujve të ilustruar dhe zgjidhjeve konkrete, znj.Çelmeta ofron ekspertizën për të cilën keni nevojë.”

Dita e parë

Dita e parë : Çfarë është Fiskalizimi? 

  • Nëntemë : Njohje me Ligjin nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkul limit” i ndryshuar. 
  • Nëntemë: Ku mund të marr informacion? 
  • Nëntemë: Detyrimi ligjor për Fiskalizimin dhe afatet e zbatimit 
  • Nëntemë : Elementët e nevojshëm për Fiskalizim 
  • Nëntemë: Përkufizime të rëndësishme 

Dita e dytë: Procedura e fiskalizimit dhe e lëshimit të faturave tatimore

• Detyrimi për të lëshuar faturë për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave

• Çfarë është një faturë, përmbajtja dhe kërkesat për lëshimin e faturës

• Nëntemë: Pagesat me dhe pa para në dorë 

  • Nëntemë: Pyetje – Përgjigje 

Dita e tretë: Procedura e fiskalizimit dhe e lëshimit të faturave tatimore

  • Nëntemë: Portali Selfcare për të lëshuar fatura
  • Nëntemë: Regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë
  • Nëntemë: Dispozita të veçanta në lidhje me fiskalizimin 
  • Nëntemë: Shembuj praktikë 
  • Nëntemë: Pyetje-përgjigje 

Quote që frymëzon: 

“E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni  vetes” 

  • Toni Robins

KOHËZGJATJA 

Tre ditë nga dy orë 

PLATFORMA 

Zoom 

ORARI 

17:30 – 19:30 

TARIFA 

80€ ose 9900 ALL 

Regjistohuni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0