Startup Grind Tirana do të mbledhë sërish komunitetin e sipërmarrjes dhe inovacionit në një aktivitet të veçantë, ku i ftuar do të jetë Arbër Kadia, bashkëthemelues dhe CEO i Patoko, superaplikacioni i parë shqiptar që ka transformuar mënyrën se si qytetarët lëvizin, rezervojnë shërbime dhe menaxhojnë përditshmërinë e tyre.
Patoko, një histori që nisi nga një ide e thjeshtë, është shndërruar sot në një prej produkteve digjitale më të njohura në vend, i përdorur nga mbi 250,000 qytetarë dhe i disponueshëm në disa qytete të Shqipërisë. Rruga e Arbër Kadias drejt teknologjisë është po aq interesante: nga studimet ndërkombëtare te angazhimet në trashëgimi kulturore, media, zhvillim dhe më pas sipërmarrje inovative.
Çfarë do të diskutohet?
Gjatë fireside talk do të ndahen histori të rralla nga prapaskenat e ndërtimit të një startup-i shqiptar me ambicie të mëdha. Pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth:
- mënyrës se si Patoko u ndërtua nga zero në një platformë multiservise;
- aftësisë për të identifikuar mundësi në një treg të mbushur me sfida e konkurrencë;
- mindset-it që qëndron pas iterimit të shpejtë të produktit dhe fitimit të përdoruesve të parë;
- sfidave të sigurimit të investimeve dhe ndërtimit të besimit te investitorët;
- realiteteve të sipërmarrjes në Shqipëri sot, nga rreziku, te kthesa, dështimet dhe momentet e suksesit.
Takimi është një mundësi e vlefshme për themelues, profesionistë të teknologjisë, studentë dhe këdo që kërkon të kuptojë më thellë se çfarë ndodh pas skenës së ndërtimit të një startup-i.
Një festë fundviti për komunitetin
Në vijim të fireside talk, Startup Grind Tirana ka planifikuar edhe një festë të vogël Krishtlindjesh për komunitetin e vet, një moment ideal networking-u, reflektimi dhe bashkimi mes anëtarëve të ekosistemit. Një mundësi për të mbyllur vitin me energji pozitive dhe për të krijuar lidhje të reja profesionale.
Ky event shënon një tjetër hap të rëndësishëm në fuqizimin e komunitetit lokal të startup-eve, duke sjellë histori suksesi, përvoja reale dhe frymëzim për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre nëpërmjet inovacionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto