“Smells Like AI Spirit”: Një ditë që e sjell Inteligjencën Artificiale nga teoria në praktikë në Tiranë - Business Magazine Albania

“Smells Like AI Spirit”: Një ditë që e sjell Inteligjencën Artificiale nga teoria në praktikë në Tiranë

26-03-2026 09:00:00 Join

Më 26 mars 2026, Tirana do të kthehet në një pikë takimi për të gjithë ata që duan të kuptojnë realisht se si Inteligjenca Artificiale po transformon biznesin, bankat dhe mënyrën si merren vendimet. Raiffeisen Bank Albania organizon eventin “Smells Like AI Spirit”, një eksperiencë 1-ditore e dedikuar mësimit, inovacionit dhe garës praktike në fushën e AI.

Ky është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, jo vetëm në sektorin bankar dhe financiar, por edhe në nivel ndër-industrial, duke u ofruar pjesëmarrësve një qasje konkrete dhe praktike mbi aplikimin e AI në sfida reale biznesi. Për herë të parë, Raiffeisen Bank Albania e hap këtë eksperiencë edhe për aplikantë nga jashtë bankës, duke ofruar pjesëmarrje falas për të gjithë kandidatët e përzgjedhur.

Nga njohuria te veprimi: Dy pjesë, një eksperiencë e plotë

Eventi do të zhvillohet në Innovation Hub, Piramida, nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe është konceptuar në dy pjesë të integruara, që i çojnë pjesëmarrësit nga teoria drejt praktikës.

Pjesa e parë, “AI Masterclass”, është një sesion i udhëhequr nga ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë të industrisë, ku pjesëmarrësit do të mësojnë mbi përdorimet reale të AI, rastet konkrete në biznes dhe banking, si dhe mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale në vendimmarrje dhe transformim dixhital. Vendet janë të limituara dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen me email.

Pjesa e dytë, “Battle Royale”, është një garë praktike ku ekipet do të punojnë mbi sfida reale biznesi të orientuara nga AI. Kjo pjesë i fton pjesëmarrësit të bashkëpunojnë, të mendojnë në mënyrë analitike dhe kreative, dhe të testojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve reale.

battle royale

Folës me eksperiencë ndërkombëtare dhe impakt real

Eventi sjell në Tiranë tre folës që kombinojnë eksperiencën ndërkombëtare me ekspertizën lokale në fushën e AI, të dhënave dhe inovacionit.

Aditi Subbarao, drejtuese në Snowflake për inovacionin e të dhënave në shërbimet financiare, punon me banka dhe fintech globalë në fushat e AI, machine learning dhe automatizimit inteligjent. E njohur si folëse TEDx dhe keynote speaker, ajo sjell një qasje praktike dhe frymëzuese mbi përdorimin e teknologjisë në biznes.

Renato Rocha Souza, Drejtor i AI Center of Excellence në Raiffeisen Bank International, udhëheq zhvillimet e avancuara në AI, machine learning dhe NLP në sektorin bankar. Me eksperiencë akademike dhe kërkimore në Europë dhe Brazil, ai është një zë i rëndësishëm për adoptimin e përgjegjshëm dhe praktik të AI në organizata të mëdha.

Klaus Coka, inxhinier software dhe AI në Raiffeisen Bank Albania, udhëheq platformat e AI dhe është i njohur për eksperiencat e tij në hackathons dhe gara ndërkombëtare. Ai sjell perspektivën e ndërtuesit praktik që e kthen idenë në zgjidhje reale dhe të shkallëzueshme.

Për kë është ky event?

“Smells Like AI Spirit” është i hapur për studentë të masterit në Data Science, Artificial Intelligence, Computer Science dhe fusha të ngjashme, si dhe për profesionistë të rinj dhe talente të orientuara drejt teknologjisë, që duan të fitojnë eksperiencë praktike dhe të kuptojnë si përdoret AI në kontekst real biznesi.

Përfitime konkrete për pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi teknike dhe analitike përmes rasteve reale të përdorimit të AI, të krijojnë rrjet profesional me ekspertë të industrisë dhe bashkëmoshatarë, të përfitojnë mentorim nga profesionistë të fushës dhe të fitojnë certifikatë pjesëmarrjeje. Për ekipet fituese janë parashikuar edhe çmime monetare: 1.500 euro për vendin e parë, 1.000 euro për vendin e dytë dhe 500 euro për vendin e tretë.

temp

AI nuk pret. As ti nuk duhet të presësh!

Ky event vjen si një ftesë e hapur për të gjithë ata që duan të kalojnë nga kurioziteti për AI te aplikimi praktik i saj. “Smells Like AI Spirit” nuk është thjesht një event, por një eksperiencë që synon të frymëzojë brezin e ri të profesionistëve dhe inovatorëve në Shqipëri, duke i lidhur drejtpërdrejt me praktikat reale të industrisë.

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0