SHPALLET THIRRJA PËR APLIKIME PËR NISMA KOMUNITARE QË DO TË MBËSHTETEN PËRMES EVENTIT “RRATHË DHURUES SHQIPËRI” - Business Magazine Albania

SHPALLET THIRRJA PËR APLIKIME PËR NISMA KOMUNITARE QË DO TË MBËSHTETEN PËRMES EVENTIT “RRATHË DHURUES SHQIPËRI”

31-07-2024 Join

Partnerët Shqipëri hap thirrjen për aplikime për të gjitha OJF-të që kanë një ide konkrete apo nismë në zbatim për të sjellë ndryshim social në një komunitet të caktuar, përmes mbështetjes edhe nga vetë komuniteti.

Çfarë është eventi “Rrathë Dhurues” (Giving Circle)?
Rrathë Dhurues  është një event që zhvillohet në 14 vende të botës, që mbledh së bashku individë të cilët përmes shembullit të tyre personal dhurojnë për kauza sociale duke treguar një ndjenjë të lartë qytetarie dhe solidariteti njerëzor. Këta individë nga fusha të ndryshme vënë në dispozicion ekspertizën, kohën dhe burimet financiare për të mbështetur projekte/kauza konkrete që sjellin ndryshime sociale në komunitete të caktuara.

Partnerët Shqipëri e zhvillon këtë aktivitet në Shqipëri që prej vitit 2018.  Përgjatë pesë eventeve Rrathë Dhurues të organizuara në Shqipëri, falë dhurimeve të individëve, biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile, vlera prej 11,833,276 Lekë kontribuoi në mbështetje të 16 nismave komunitare në fushën e edukimit, promovimit të të drejtave të njeriut, aktivizmit rinor, mjedisit dhe turizmit, sportit dhe kulturës, shërbimeve psiko-sociale për fëmijët në nevojë,  shërbimeve dentare falas për grupet në nevojë, krijimit të hapësirave publike për moshën e tretë, duke sjellë ndryshime të qëndrueshme në komunitetet e targetuara. Përmes eventit të gjashtë Rrathë Dhurues Shqipëri do të mundësohet mbështetja e tre nismave të tjera komunitare.

Komponentët e procesit:
1. Hapja e thirrjes për aplikime për OJF të cilat kanë një ide inovatore apo nismë në zbatim për të kontribuar apo ndikuar në komunitete të caktuara;
2. Përzgjedhja e 3 ideve më të mira të cilat synojnë sjelljen e një ndryshimi në komunitetet e targetuara;
3. Trajnimi i përfaqësuesve të ideve fituese për të realizuar një prezantim të suksesshëm gjatë eventit;
4. Prezantimi i idesë në event – çdo ide do të prezantohet dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve të audiencës brenda 12 minutave. Mbështetësi i çdo ideje do të prezantojë qëllimin e mbështetjes dhe do të motivojë audiencën që t’i bashkohet kësaj kauze. Moderatori i eventit do të ftojë audiencën të dhurojë për secilën nga idetë e përzgjedhura. Dhurimet do të llogariten live. Shuma e synuar për secilën ide është 300,000 lekë.
5. Promovimi i ideve të financuara. Tre idetë e financuara do të promovohen gjerësisht përmes të gjitha kanaleve të komunikimit për të promovuar zbatimin dhe rezultatet e ndërhyrjeve.

Përse duhet të aplikoni?

  • Mundësi për promovimin e punës / idesë suaj para një audience të gjerë dhe të zgjedhur;
  • Mundësi për tërheqjen e mbështetësve të rinj dhe krijimin e partneriteteve të reja;
  • Ka gjithmonë e më pak burime financiare në dispozicion për projekte komunitare;
  • Bashkimi bën fuqinë! Nëse të gjithë mblidhen bashkë dhe dhurojnë pak, impakti është më i madh!

Procesi i Aplikimit
Thirrja është e hapur për të gjitha OJF-të që kanë një ide inovatore apo nismë në zbatim që ka për qëllim përmirësimin e jetës së komuniteteve të caktuara. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar Formën e Aplikimit dhe Deklaratën e  Mbështetësit dhe ta dërgojnë me email në adresën: kkeruti@partnersalbania.org.

Afati për dërgimin e aplikimeve është data 31 korrik 2024!

Përzgjedhja
Tre nismat fituese do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme të vlerësimit:

– Ideja/nisma duhet të zgjidhë një nevojë konkrete dhe të ketë impakt të dukshëm në një komunitet apo komunitete të caktuara;
– Ideja duhet të ketë mbështetjen e komunitetit dhe ta përfshijë atë;
– Çdo aplikant duhet të sigurojë një mbështetës kryesor si pjesë e procesit të aplikimit, që beson tek iniciativa dhe kontribuon financiarisht apo në natyrë (pavarësisht shumës);
– Nismat fituese duhet të angazhohen në sigurimin edhe të mbështetësve të tjerë, që duhet të jenë pjesë e eventit.

Forma e Aplikimit Deklarata nga Mbështetësi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0