Sales Bootcamp 2026: Kthehet edicioni i 3-të - Business Magazine Albania

Sales Bootcamp 2026: Kthehet edicioni i 3-të

Sales Bootcamp 2026: Kthehet edicioni i 3-të
07-02-2026 10:00:00 Join

Pas suksesit të jashtëzakonshëm dhe pritjes pozitive të dy edicioneve të para, “Sales Bootcamp” rikthehet me forcë. Edicioni i tretë po vjen për t’u dhënë përgjigje atyre sfidave që bizneset përballen sot dhe për t’ju armatosur me armët e nevojshme për të dominuar tregun në 2026.

Më datën 07 Shkurt 2026, në hapësirat moderne të Hilton Garden Inn në Tiranë, mbahet eventi më i plotë i vitit për zhvillimin profesional, përballë një audiencë të zgjedhur të liderëve dhe shitësve, nga ora 10:00 deri në ora 16:00. Nuk është thjesht një trajnim; është një eksperezincë holistike që prek çdo aspekt të suksesit në biznes.

Çfarë do të mësoni? Nga strategjia deri te ekzekutimi

Kurrikula e këtij viti është ndërtuar për të ofruar një vizion 360 gradë të shitjes dhe menaxhimit. Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri thelbësore mbi tema kritike si:

  • Arti i Rekrutimit: Si të identifikoni dhe të rekrutoni personat e duhur për ekipin tuaj.
  • Shëndeti, Themeli i Suksesit: Rëndësia e balancës fizike dhe mendore për performancë të lartë.
  • Strategji të Avancuara Shitjeje: Teknika të provuara për të rritur volumin e shitjeve.
  • Objektivat 2026: Si të planifikoni dhe arrini qëllimet e vitit të ardhshëm.
  • Shitja me Telefon: Mjeshtëritë e bindjes nëpërmjet komunikimit verbal.
  • Menaxhimi i Kohës: Optimizimi i çasteve tuaja për produktivitet maksimal.
  • Cikli i Plotë i Shitjes: Nga parashitja dhe ndërtimi i besimit, deri tek mbyllja e marrëveshjes.
  • Psikologjia e Klientit: Ndikimi dhe bindja në shitës – si kuptoni nevojat e fshehura.
  • Profesionalizmi: Kodi i veshjes dhe kultura e punës në kompani.
  • Lidershipi: Si të udhëheqni ekipin drejt suksesit kolektiv.

Ofertë ekskluzive për lexuesit e BusinessMag

Duke konsideruar partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe vlerën që komuniteti i BusinessMag sjell në treg, kemi krijuar një mundësi të veçantë vetëm për ju. Ne kuptojmë se ngritja e kapaciteteve dhe arritja e performancës maksimale janë celula bazë për çdo industri.

Për këtë arsye, ne po ofrojmë një çmim special për lexuesit tanë dhe bashkëpunëtorët:

Çmimi i Biletës: Vetëm 57€ (Nga çmimi standard prej 87€). Për të përfituar nga kjo ofertë në likun në vijim: https://denisgafuri.com/checkout/ dhe  vendos kodin e kuponit me ulje:  business57

Ky është një investim i jashtëzakonshëm për biznesin tuaj, një mundësi për të pajisur stafin me njohuri që do të kthehen në perfomancë maksimale.

Mund të kontaktoni tani për të rezervuar:

 Whatssup: 00383 49 66 89 00  Email: sales@denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0