"Punë zemre" - Eventi që do t'ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen! - Business Magazine Albania

“Punë zemre” – Eventi që do t’ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen!

"Punë zemre" - Eventi që do t'ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen!
09-01-2025 Join

Ky do jetë një event online në datë 9-10 Janar 2025, për ta nisur vitin e ri kalendarik jo vetëm me shpresë, por edhe ide dhe plane të reja!

Krijimi i këtij eventi ishte një thirrje zemre për mua, ndaj doja ta bëja vetëm për punë që burojnë nga zemra dhe me njerëz që punojnë me zemër. Punë Zemre do jetë si një banket për të hapur kuriozitetin dhe ushqyer mendjen. Kudo qofsh ti me rrugëtimin tënd, këtu do e gjesh të paktën një mësues dhe mësim“- shprehet Kristiana Filip, organizatorja e Punë Zemre.

Merrni biletën tuaj këtu.

Bileta e Eventit Punë Zemre të jep akses në:

– 12 Masterklasa nga Udhërrëfyesit

– Paneli i Diskutimit me Profesionistë

– Integrim i Mësimeve

– Bonuse Surprizë!

– REGJISTRIMIN E EVENTIT PËR TA RIPARË PA LIMIT DERI MË DATË 20 MARS 2025.

 

Ky event do të zhvillohet plotësisht onlinë përmes platformës Zoom.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0