Më 23 korrik, ora 17:30, AlbaniaTech ju fton në eventin e rradhës së Product Launch, kësaj here me lançimin e produktit më të ri nga Almanart, platforma inovative kulturore që po transformon mënyrën sesi ne zbulojmë dhe përjetojmë artin në Shqipëri dhe Kosovë.
Ky event do të shënojë prezantimin e funksionalitetit më të fundit të platformës: mundësia për të blerë bileta direkt nëpërmjet Almanart. Kjo risi e bën më të lehtë se kurrë përfshirjen në jetën kulturore, duke e sjellë teatrin, kinemanë, ekspozitat dhe eventet e natës në një klikim larg.
Lançimi nuk është thjesht prezantim i një veçorie të re, është një ftesë për të qenë pjesë e një lëvizjeje kulturore që po sjell artin më pranë publikut, përmes teknologjisë dhe inovacionit.
Ejani të jemi bashkë në këtë hap të rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e transformimit të mënyrës sesi përjetojmë artin në epokën digjitale!
Rezervo vendin tënd falas këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto