Për 8 Mars, në vend të luleve, mundëso një punë!

Për 8 Mars, në vend të luleve, mundëso një punë!


Përpjekjet e dështuara për të gjetur punë shkaktojnë frustrim, paqëndrueshmëri emocionale, kompromenton vetë-respektin dhe sigurinë e të qenit në gjendje të mbështesë familjen. Ata që e gjejnë veten papritmas pa punë janë më të ekspozuar ndaj rrezikut, depresionit, izolimit dhe shumë herë dhe vetëvrasjes.

Për këtë arsye pikërisht në ditën e gruas kemi menduar të bashkohemi. Shumë gra dhe vajza të shoqërisë civile dhe gjithashtu botës së spektaklit kanë vendosur të nisin një fushatë të quajtur:

‘Për 8 Mars , në vend të luleve, mundëso një punë!’

Disa vullnetarë po punojnë fort që të kontaktojnë kompani, të cilat kanë tashmë vende të lira pune. Duke shpresuar fort atë ditë në vend që të dhurojmë tufa me lule do t i dhurohet një punë dhe dinjitet një gruaje. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt që jeta e tyre do të mund të ndryshojë. Kjo nismë është e hapur për këdo që do të bëhet pjesë e saj.

Organizatorët bëjnë thirrje që atë ditë në sheshin ”Skënderbej” të ftoni sa më shumë gra dhe vajza që të plotësojnë formularin për të kuptuar llojin e punës që dëshiron të gjejë.

Kjo nismë nuk përfundon atë ditë. Vullnetarët do të luajnë rolin e një zyre pune, duke u përpjekur që çdonjëra prej tyre të punësojë të paktën një grua për një vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0