Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, edicioni i 31-të, rikthehet në nëntor 2025 - Business Magazine Albania

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, edicioni i 31-të, rikthehet në nëntor 2025

05-11-2025 Join

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme ekonomike të vitit, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të zhvillohet nga data 5 deri më 8 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, duke shënuar edicionin e tij të 31-të.

I njohur si panairi më i madh shumësektorial në Shqipëri, ky event organizohet nga Klik Ekspo Group dhe mbledh çdo vit qindra kompani dhe përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë. Ngjarja ofron një platformë strategjike për prezantimin e risive, lidhjen me liderë të industrive të ndryshme dhe eksplorimin e tregjeve të reja, në një klimë ekonomike në ndryshim të vazhdueshëm.

Edicioni i sivjetëm sjell formate të reja ekspozimi, të krijuara për të rritur ndërveprimin mes pjesëmarrësve dhe për të krijuar mundësi reale bashkëpunimi. Këto risi synojnë të ofrojnë një përvojë më dinamike dhe të përshtatur me sfidat dhe nevojat aktuale të botës së biznesit.

📩 Për të marrë pjesë apo për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën: info@klikekspogroup.com.

Ky edicion pritet të jetë një pikë takimi kyçe për tregtinë rajonale dhe ndërkombëtare, ku zhvillimi dhe bashkëpunimi do të jenë në qendër të vëmendjes.

Për më shumë shiko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0