OSCAL 2016 | Open Source Conference Albania

OSCAL 2016: hapen regjistrimet


Organizohet për të tretin vit rradhazi konferenca ndërkombëtare Open Source Conference Albania (OSCAL) dedikuar teknologjisë së lirë me burim të hapur (free open source), programeve të aksesueshme nga të gjithë, domeinit publik, si dhe kulturës dhe dijes së lirë. OSCAL mbahet më datë 14 &15 Maj 2016 Tiranë (9.30-18.30) në ambientet e Universitetit Metropolitan Tirana dhe ndjek modelin e konferencave dy ditore me 5 prezantime dhe workshop paralele si dhe stenda prezantimi të projekteve open source për të gjithë zhvilluesit dhe komunitetet e teknologjive me burim të hapur. Slogani në këtë edicion do të jetë “Empowering the Commons”, ku do theksohet rëndesia e fuqizimit të burimeve publike të aksesueshme nga kushdo.

Website: oscal.openlabs.cc;
Prenoto vendin tënd falas në Eventbrite, për të marrë pjesë!
KUR: 14 & 15 Maj 2016 Ora 9.00AM
KU: Universiteti Metropolitan Tirana (harta)

Kliko këtu për tu regjistruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0