Një kapitull i ri në fushën e hotelerisë

Një kapitull i ri në fushën e hotelerisë


WHTC20 është e para në një seri të gjatë, që do të mbledhë çdo vit drejtuesë në industrinë e hotelerisë, pronarë & menaxherë hotelesh dhe investitor, për të diskutuar dhe provuar risitë dhe metodat e fundit që mund ti ndihmojnë ata në përmirësimin e veprimtarive të tyre, rritin efikasitetin, ulin kostot, rrisin të ardhurat dhe eksplorojnë tregje të reja për t’u zhvilluar.

#WHTC20 do të jetë konferenca më e madhe e teknologjisë për hotele në rajon me 350+ pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë #WHTC20 Softmogul do të shfaqë inovacionet dhe risitë e tij më të fundit, të cilat do të bëhen së shpejti tendencat e kësaj dekade në hoteleri dhe teknologjinë e hoteleve. Në këtë event inaugurues ne jemi të nderuar të mirëpresim hotelierin më të njohur në botë, Z. Anthony Melchiorri, shfaqja e famshme ndërkombëtare e të cilit, Hotel Impossible, hyn këtë vit në sezonin e 9-të të saj.

Regjistrohu këtu

Lexo: Finance Open Innovation Workshop

Folësit e eventit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0