Në datën 20 Janar 2020, duke nisur nga ora 09:00 – 15:00, ICTSmedia në bashëpunim me SlovakAid dhe shoqatën Slovake SOVVA, organizojnë Workshop të hapur për të ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri.
Audienca është e limituar për 25 pjesëmarrës, prandaj është i nevojshëm konfirmimi me email i pjesëmarrjes nga ana juaj, duke specifikuar edhe emrin e kompanisë / institucionit që përfaqësoni në adresën info@ictslab.com. Gjithashtu ndjehuni të lirë të referoni persona që janë të përshtatshëm për pjesëmarrje në këtë trajnim i cili ofrohet pa asnjë detyrim.
Përfaqësues nga bota e startup-ve dhe kompanive, të cilat kërkojnë akses në financa përmes kapitalit privat, financimit të BE-së për SME apo kompani të tjera inovative do të mblidhen në një workshop temë e të cilit do të jetë arti i financave, i cili udhëhiqet nga Eva Simekova, Daniel Straka dhe Peter Kolesar.
Workshopi i hapur do të prezantojë pjesëmarrësit me botën e financimit, ndërtimin e strategjisë së duhur për të thithur financime, mundësitë e financimit që ofron Bashkimi Europian si dhe të analizojë disa raste të kompanive që kanë ngritur financime nga sektori privat dhe publik.
Për kë është ky workshop? Nëse pyesni se si duhet të financoj biznesin tim, çfarë kërkojnë investitorët, si të jem i suksesshëm kur aplikoj për një financim dhe cilat janë disa prej gabimeve që bëjnë kompanitë në kërkim të financimeve.
Axhenda:
09:00 – 09:30 Introduction to fundraising
09:30 – 10:15 Selecting the right fundraising strategy (bootstrapping, angel investors, venture capital) – David Arvay
10:15 – 11:00 How to succeed in attracting the right investor for you: lessons from startups and exists – Boris Zeleny
11:30 – 12:00 Opportunities for EU funding (Horizon 2020, Europe 2020) – Daniel Straka
13:00 – 14:00 How to succeed in EU funding: tips and case studies – Eva Simekova, Peter Kolesar
14:00 – 15:00 Analyzing case studies of companies that fundraised from private and public investors.
Për më shumë informacion rreth folësve gjeni në linkun: https://www.facebook.com/events/837103346726272/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.