Masterclass “Growth Mindset” – i hapur për të gjitha startup-et - Business Magazine Albania

Masterclass “Growth Mindset” – i hapur për të gjitha startup-et

18-03-2026 17:30:00 Join

Plug and Play Tirana, në bashkëpunim me Startup Albania, fton themelues, inovatorë dhe sipërmarrës të rinj të bëhen pjesë e një Masterclass frymëzuese mbi “Growth Mindset” me Marcus Sandberg, Startup Advisor, mentor dhe Venture Partner në BEDr.

Bashkohuni në këtë sesion për të mësuar se si të zhvilloni mënyrën e të menduarit që ju ndihmon të rritni idetë tuaja, të përballoni sfidat dhe të ndërtoni startup-e të qëndrueshme. Ky takim synon të fuqizojë ekosistemin lokal të startup-eve dhe të lidhë themelues ambiciozë me njohuri dhe perspektiva të vlefshme.

18 Mars 2026
Piramida e Tiranës – Innovation Hub, Salla e Konferencave (-1)
Ora 17:30
REGJISTROHU KËTU

Pavarësisht nëse jeni një founder në fazat e para apo sapo po eksploroni rrugëtimin tuaj në botën e startup-eve, kjo masterclass është e hapur për të gjithë ata që duan të rriten dhe të zhvillojnë idetë e tyre.

Le ta ndërtojmë së bashku të ardhmen e ekosistemit të startup-eve në Shqipëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0