Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës organizon edicionin e dytë

Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës organizon edicionin e dytë


Kongresi KombëtarKongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung ka kënaqësinë të ju ftojë të merrni pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë që do të mbahet të Martën më 24 Shtator 2019 duke filluar nga ora 9:30, Salla e Kongreseve-Hotel Grand, Prishtinë.

Kongresi i të Rinjve të Kosovës për herë të parë në një format të tillë do të ketë të pranishëm kandidatët për Kryeministër të partive politike dhe ambasadorë të shteteve mike të Kosovës.

Lexoni: 13 Mënyra se si të rinjtë mund të bëjnë para

Qëllimi i këtij debati është dy dimensional:

• E para, synon të ju ofroj të rinjve një vetëdijësim për rëndësinë e votës dhe fuqinë që kanë, duke shfrytëzuar këtë të drejtë themelore.
• Dhe e dyta, synon që t’i sfidoj subjektet politike mbi përfshirjen e interesave të të rinjve karshi prioriteteve në programet e tyre politike.

Ndër tjerash, Kongresi Rinor ka për qëllim që të inkurajojë dhe të fuqizojë të rinjtë e Kosovës duke u siguruar atyre mundësinë që të bëhen qytetarë aktiv, të cilët marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike.

Lexoni: A e keni një qëllim? Rovena Vata, mentore, doktore shkencash fton të rinjtë të udhëhiqen nga qëllimi i tyre i jetës

Pjesëmarrja dhe kontributi i juaj vetem sa do të pasuronte këtë ngjarje dhe do të fuqizonte poziten dhe rolin e të rinjve të Kosovës në proceset vendimmarrëse për të tashmen dhe të ardhmen , për të mirën tonë të përbashkët, për një shtet ku të rinjtë duan të punojnë e të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen.

Konfirmimet janë të obligueshme deri me 20.09.2019 në email adresën: praktikant@fes-kosovo.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0