Konferenca SPARK.ME 2017 - Aty ku biznesi takohet me inovacionin dixhital - Business Magazine Albania

Konferenca SPARK.ME 2017 – Aty ku biznesi takohet me inovacionin dixhital


Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore. Konferenca është organizuar çdo vit në qytetin bregdetar të Budvas, në Malin e Zi që nga viti 2013, si pjesë e programit të përgjegjësisë sociale të korporatës Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Konferenca e Spark.me është dizenjuar për t’ju inspiruar ju, për të zhvilluar imagjinatën tuaj dhe për t’ ju lejuar të gjeni “shkëndijën” tuaj – atë gjë që ju bën special, atë ide që ju bën ndryshe nga turma, së bashku me njerëzit që ju duhet të njihni për ta bërë këtë ide të ndodhi.

Ju ftojmë të bashkoheni të gjithë ju lider të biznesit, teknologjisë dhe inovacionit, marketerë, startupe, geeks dhe kënaquni afër plazhit. Ju mirëpresim në datat 29-30 Maj 2017 në Budva, në Malin e Zi.

Për të prenotuar biletën tuaj, klikoni KËTU

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0