Konferenca "Open Source Albania", OSCAL 2017 - Business Magazine Albania

Konferenca “Open Source Albania”, OSCAL 2017


Konferenca “Open Source Albania” (OSCAL) është konferenca e parë vjetore ndërkombëtare e këtij lloji në Shqipëri dhe do të mbahet për të katërtin vit radhazi për të promovuar lirinë e software-it, software-it me burim të hapur, kulturën e lirë dhe njohuritë e hapura në vend dhe në rajon. OSCAL 2017 do të zhvillohet në datat 13-14 Maj 2017 në Tiranë, Shqipëri.

OSCAL organizohet nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar për fuqizimin e lirë / pa pagesë të kulturës me burim të hapur që nga viti 2012. Konferenca jo vetëm i jep mundësi të gjithëve për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre me audiencën, por edhe frymëzon shumë të tjerë për të vepruar mbi to. Një shumëllojshmëri e gjerë prezantimesh intriguese dhe punëtori do të mbahen në të dy ditët e konferencës. Më konkretisht, çdo ditë nga ora 9 deri në 6 pasdite, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me tema të ndryshme, si dhe të shqyrtojnë stendat e ndryshme dhe mundësitë për punësim.

Stendat e komuniteteve do të jenë të pranishme në të dy ditët. Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud janë vetëm disa nga projektet ku pjesëmarrësit e OSCAL mund të mësojnë më shumë. “Internet of People” është slogani i lidhur me OSCAL 2017, për të nxjerrë në pah rolin tonë si individë në industrinë e teknologjisë. Teknologjia nuk duhet të merret si e mirëqenë. Njerëzit avancojnë përmes teknologjisë. Në fund të fundit ne e kemi krijuar atë. Dhe ajo që ka rëndësi më shumë është arsyeja pse ne e zhvillojmë teknologjinë: ndikimi social që ajo krijon.

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e OSCAL 2017 mund të rezervojë biletën e tij, pa pagesë duke vizituar oscal.openlabs.cc. Çdo kontribut financiar në drejtim të zhvillimit të konferencës është sigurisht mëse i mirëpritur.

Për më shumë informacion rreth konferencës ose edicioneve të viteve të kaluara të konferencës ju mund të vizitoni: http://oscal.openlabs.cc/

Kontakt: oscal@openlabs.cc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0