Kompania Zero sjell Odoo ERP në Tiranë! - Business Magazine Albania

Kompania Zero sjell Odoo ERP në Tiranë!

Kompania Zero sjell Odoo ERP në Tiranë!
13-02-2024 18:00:00 Join

Imagjinoni një mekanik…

Një mekanik të jashtëzakonshëm që e do punën e tij, i cili është aq i talentuar sa mund ta diagnostikojë problemin vetëm duke dëgjuar motorin.

Tani, imagjinoni të njëjtin mekanik, por pa mjetet e tij të punës. Pa çelësat, pincat, kaçavidat apo kompjuterin e duhur, do ti duhen orë të tëra për të bërë nje pune që duhet të marrë vetëm pak minuta. Ai mund ta doje punën e tijë por shpejt do të humbasë motivimin nga frustrimi dhe joefikasiteti. Ai dëshiron të jetë produktiv, por nuk mundet.

Kjo është ajo që ndodh në shumë kompani, disa biznese thjeshtë nuk kanë mjetet e duhura. Punonjësit vuajnë nga detyrat administrative, nga sistemi i vjeter tepër i ndërlikuar dhe joefikasiteti, informacioni i manget, raportimi manual etj. Drejtuesit shpesh nuk e kuptojnë dhe e vërejnë këtë gje, “ata kanë punuar gjithmonë kështu” dhe nuk mund ta imagjinojnë se mund të punohet ndryshe dhe në mënyrë më efikase falë teknologjive të fundit. Dhënia e punonjësve mjetin e duhur ndryshon gjithçka.

Bashkohuni me ne në konferencen e transformimit dixhital nga Odoo dhe Zero për të zbuluar një mënyrë të re pune.

Për ju që nuk keni dëgjuar më parë, kompania Zero është partner Gold zyrtar i platformës Odoo ERP në Europën Juglindore. Odoo është një platformë gjithëpërfshirëse e menaxhimit të biznesit që është e aftë ti përgjigjet cdo nevoje të një kompanie, që nga financat e deri në e-commerce, duke ju dhënë kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.

Të martën, më 13 shkurt në orën 18, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Tiranë, Plaza Hotel për Odoo Tirana Roadshow. Bashkohuni me ne për të zbuluar mjetet më të mira digjitale moderne për kontrollin e plotë dhe menaxhimin e biznesit tuaj. Tani është koha e duhur për transformimin digjital.

Axhenda : 
6 p.m : Welcome
6.15 p.m : Conference
Interactive Odoo demo
Best practices to digitize your company
7.30 p.m : Interview of our sponsoring partners

Business Cases
Customer Testimonials
8.00 p.m : Networking
Walking Dinner & Drinks
Regjistrohuni falas në linkun më poshtë : 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0