Nëse jeni një startup që kërkon të tërheqë investime, të ndërtojë partneritete strategjike apo të prezantojë inovacionin tuaj përpara një audience me ndikim – atëherë mos e humbisni këtë mundësi të artë!
Më 27 maj, në Podgoricë, zhvillohet Investor Pitch Day, një ngjarje ku idetë e guximshme takohen me kapitalin, vizioni për të ardhmen takohet me investitorët, dhe bashkëpunimet e reja marrin jetë.
Ky është momenti ideal për sipërmarrësit, inovatorët dhe krijuesit e zgjidhjeve që synojnë të bëjnë një hap përpara drejt rritjes dhe suksesit ndërkombëtar. Eventi do të mbledhë së bashku investitorë, ekspertë të industrisë dhe aktorë kyç të ekosistemit startup nga rajoni dhe më gjerë.
Mos e lini pas dore këtë mundësi për të treguar potencialin tuaj, për të marrë feedback të vlefshëm dhe për të ndërtuar ura drejt së ardhmes që po ndërtoni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.