Industria e lojrave është një nga industritë më emocionuese në teknologji për shkak të rëndësisë së saj për kulturën, argëtimin dhe përparimin teknologjik. Kompanitë e lojërave kompjuterike, konsolave dhe celularëve po përdorin teknologjinë më të fundit për të sjellë lojërat e tyre në ekranet e më shumë se tre miliardë njerëzve.
Kjo bisedë e hapur do të nxisë diskutimet drejt ndikimit dhe potencialit global të industrisë së lojrave. Lorena do të nxjerrë në pah statistikat dhe tendencat që tregojnë rritjen e komunitetit të lojrave në mbarë botën dhe duke vënë në kontekst potencialin shqiptar për zhvillimin e industrisë.
Një aspekt shumë i rëndësishëm për të cilin duhet folur është ana sipërmarrëse e industrisë së lojrave dhe se si ajo është e ndryshme nga modelet tradicionale të biznesit. Nëpërmjet një diskutimi të hapur me pjesëmarrësit, ne do të përpiqemi të ndajmë këshilla dhe sugjerime mbi procesin e kthimit të pasionit për lojërat në një sipërmarrje të qëndrueshme biznesi.
Bio: Lorena merr pjesë aktive në ekosistemin e inovacionit, duke kontribuar në mentorimin dhe zhvillimin e startup-eve. Ajo është bashkë-themeluese dhe CEO e BEEZ Studio, një studio lojrash në Shqipëri, që nxit rritjen dhe inovacionin në industrinë krijuese. Si ambasadore e grave në lojëra, ajo nxit me pasion bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm, duke identifikuar dhe ushqyer talentin e lojërave për të kultivuar një komunitet të lulëzuar të lojërave në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto