Një panair startup-esh do të mbahet në datat 13-16 tetor. Ky panair i quajtur IDEA-EXPO është panairi i parë i startup-eve dhe mbështetet nga IDEA!
Është momenti i parë ku sipërmarrësit e rinj, mund të demonstrojnë produktet dhe shërbimet e tyre! Le të jetë ky event një festë të përbashkët për të promovuar të gjithë insitiativat e sipërmarrësve të rinj, energjinë dhe kurajon, kreativitetin dhe përkushtimin që kërkon çdo biznes i ri.
Mësoni më shumë mbi zhvillimet inovatore në Shqipëri duke u bërë pjesë e këtij eventi. Takohuni me sipërmarrësit energjikë dhe mendjehapur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.