Histori nga Silicon Valley

Histori nga Silicon Valley


Histori nga Silicon Valley – Udhëtimi i Sipërmarrjes së Tristan dhe Danyelle, SWISS EP Albania Sipërmarrësit në vend

Bashkohu me ne ditën e Enjte, më 28 Qershor për një bisedë të hapur me Tristan Pollock dhe Danyelle Pollock, Partner në 500 Startup-e dhe bashkëthemelues të Storefront.

Tristan dhe Danyelle do të diskutojnë rreth udhëtimit të tij të sipërmarrjes dhe impaktin e projekteve të ndryshme si dhe jetën si një sipërmarrës në mjedisin unik të Silicon Valley.

Pas bisedës, merrni një pije dhe njihuni me pjesën tjetër të komunitetit të Startup-eve

Nëse nuk jeni në gjendje të na bashkoheni, do të ketë një trasmetim Live në Instagram të eventit @innospace_tirana.

AXHENDA
7:00pm – 8:00pm Eventi: Historia e Tristan dhe Danyelle
8:00pm – 8:30pm P&P
8:30pm -10:00pm Networking dhe Muzikë

Eventi mbështetet nga SWISS EP Albania, e organizuar nga Destil Hostel Albania dhe i moderuar nga InnoSpace Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0