OriginAL është një program që ofron një tur edukativ dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare në vendet e tyre të origjinës. Ai përfshin përvoja vullnetare dhe ka për qëllim të motivojë pjesëmarrësit të zbulojnë dhe të lidhen me rrënjët e tyre. OriginAL është një program i pavarur, i lançuar në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, me synime shumë ambicioze për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj të diasporës e perceptojnë vendin e tyre të origjinës.
OriginAL ndryshon mënyrën se si të rinjtë e Diasporës Shqiptare e shohin atdheun e tyre duke promovuar njerëzit dhe mrekullitë e tij në mënyrën më reale. Besojmë se një nga pengesat kryesore në rrugën tonë drejt zhvillimit është mungesa e komunikimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë mes nesh.
Programi OriginAL po transformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë rilidhen me trashëgiminë e tyre. Përmes këtij udhëtimi në vendet e të parëve, 150 të rinj tashmë kanë eksploruar rrënjët e tyre, duke forcuar identitetin kulturor dhe etnik, duke u lidhur me vendet e origjinës, dhe krijuar lidhje të qëndrueshme me bashkëmoshatarë nga 25 shtete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.