European Union Youth Start-up Competition 2024 është një mundësi fantastike për sipërmarrësit e rinj që duan t’i japin formë të ardhmes.
Nëse keni një ide vizionare që adreson sfida globale dhe promovon qëndrueshmërinë e në të njëjtën kohë ndjek vlerat e BE, kjo është mundësia e duhur për ju.
Nga 18-20 nëntori, në Budapest, Hungari, kompeticioni do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë idetë e tyre novatore, të njihen me profesionistë të industrisë e të takojnë investitorë potencialë.
Sipërmarrësit e rinj do të përfitojnë nga workshop-e të ndryshme, mundësi networking-u dhe diskutime në panel që do u mësojnë informacione të dobishme e do t’i ekspozojnë ndaj mundësive.
Për të aplikuar, duhet të jeni 18-25 vjeç dhe të dërgoni një video 3-minutëshe ku shpjegoni idenë e startup-it tuaj.
Mos humbisni këtë shans për të shpalosur krijimtarinë dhe për t’iu bashkuar brezit të ri të sipërmarrësve të suksesshëm.
Aplikoni brenda 20 shtatorit.
Vizitoni https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/d0a48f3e-3648-8fe9-304c-ea1a224c51fb për të aplikuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto