Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit - Business Magazine Albania

Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit

Hapen nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 të Ballkanit
26-02-2024 Join

Për të tretin vit radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka kënaqësinë të njoftojë se kanë filluar zyrtarisht nominimet për Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2023 në Ballkanin Perëndimor.

Individët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatave publike dhe private dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar të nominojnë gruan e tyre sipërmarrëse të vitit në të paktën një nga gjashtë kategoritë e mëposhtme:

  • Gruaja Sipërmarrëse Green-që ofron produkte ose shërbime që reduktojnë dëmtimin mjedisor, përdor teknologji më të pastra dhe/ose që kapërqafuar programe trajnimi për punë të gjelbra
  • Gruaja Artiste Sipërmarrëse– që zhvillon një kompani në lidhje me artin, kulturën, dizajnin, modën, stilin e jetës ose artizanatin
  • Gruaja Sipërmarrëse ICT– që vepron në sektorin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe që ka përqafuar TIK-un për të ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovative
  • Gruaja e Re Sipërmarrëse– deri në 35 vjeç, që ka demonstruar zgjidhje inovative biznesi ose një produkt/shërbim me ndikim dhe dukshmëri rajonale.
  • Gruaja Sipërmarrëse e Turizmit– që ka krijuar një kompani në sektorin e turizmit dhe kontribuon në promovimin e turizmit
  • Dhe një kategori e re e Gruaja Sipërmarrëse Social Star– që ka nisur dhe/ose zhvilluar biznesin e saj duke përdorur fuqinë e mediave sociale.

Çdo grua që është shtetase e njërës prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe zotëron një biznes që është regjistruar përpara datës 31 janar 2023, ka të drejtë të nominohet.

Nominimet do të jenë të hapura deri më 26 shkurt 2024.

Pas procesit të përzgjedhjes, fituesit do të ftohen të marrin pjesë në eventin final. Të gjitha gratë sipërmarrëse fituese ftohen të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në Rrjetin Rajonal të Grave në Sipërmarrje, do të marrin publicitet, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të RCC dhe do të kenë mundësi për mentorim sipas kërkesës, përmes platformës dixhitale të mentorimit.

Më shumë informacion mbi kërkesat për kandidatë, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes mund të gjenden këtu.

Të gjitha gratë sipërmarrëse fituese duhet të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në Rrjetin Rajonal të Grave në Sipërmarrje (RNWE), të marrin pjesë në eventet e  ndryshme të RCC dhe të kenë një mundësi për mentorim sipas kërkesës përmes platformës së dedikuar të mentorimit digjital.

Më shumë informacion mbi kërkesat e kandidatëve, kategoritë dhe procesin e përzgjedhjes mund të gjenden këtu.

Gratë Sipërmarrëse të Vitit nga Ballkani Perëndimor u lançua zyrtarisht në vitin 2022 si një mënyrë për të vlerësuar gratë që kanë filluar dhe zhvilluar biznesin e tyre dhe kanë kontribuar në krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike për të tjerët në rajonin tonë. Kjo iniciativë promovuese e vlerësuese organizohet si pjesë e Planit të Veprimit 2021-2024 të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Axhendës së RCC-së për Fuqizimin Ekonomik të Grave, dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

 

https://www.rcc.int/news/863/rcc-nominations-for-western-balkans-women-entrepreneurs-of-the-year-2023-are-open

https://www.youtube.com/shorts/U-4AtEfxWZs

https://www.instagram.com/p/C2z5wcnNiBd/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0