Në datën 20 qershor, Tirana do të mirëpresë edicionin lokal të Game Divas Meetup, një ngjarje rajonale që synon të fuqizojë rolin e grave në industrinë e lojërave elektronike.
Eventi do të mbledhë së bashku profesioniste të shquara nga fusha e zhvillimit të lojërave – që nga titujt AAA deri te prodhimet indiane dhe ndërtimi i komuniteteve digjitale.
Nisma vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Macedonian Games Industry, Serbian Games Association dhe C4Communities, dhe sjell në komunitetin shqiptar të gaming-ut rrëfime frymëzuese nga gratë që po udhëheqin ndryshimin në këtë industri.
Folëset e këtij edicioni:
Kristina Culaj – Drejtoreshë Kreative, Tika Studios (Shqipëri)
Milica Todorovic – Producente, Ubisoft Belgrade (Serbi)
Ana Zdravkova – Testuese QA, IndiumPlay (Maqedonia e Veriut)
Takimi do të moderohet nga Lorena Gjana, përfaqësuese e Albanian Gaming Community (AGC).
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë përvoja të drejtpërdrejta, të bëjnë pyetje dhe të angazhohen në një atmosferë të qetë e miqësore për rrjetëzim dhe bashkëpunim të ardhshëm.
Me moton “Të ndërtojmë së bashku një ekosistem më gjithëpërfshirës të gaming-ut në Ballkan”, Game Divas shënon një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjinore dhe promovimit të talenteve të reja në teknologji.
Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga Western Balkans Fund, në kuadër të Thirrjes së 7-të për Propozime, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA III – Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit.
Më shumë këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.