Ftesë për të kontribuar në një kauzë me vlerë – Mbrëmja e Bamirësisë nga DSA - Business Magazine Albania

Ftesë për të kontribuar në një kauzë me vlerë – Mbrëmja e Bamirësisë nga DSA

30-05-2025 Join
~2 minuta lexim

Business Magazine ka qenë gjithmonë një mbështetës i nismave që sjellin ndikim pozitiv në komunitet, duke promovuar kauza të veçanta dhe me vlerë.

Ndaj ne dëshirojmë t’ju ftojmë të bëheni pjesë e një iniciative të veçantë dhe me ndikim real në komunitet. Më 30 maj, organizata DSA do të mbajë edicionin e dytë të “Mbrëmjes së Bamirësisë”, e cila do të zhvillohet në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë.

Ky event është një mundësi për të kontribuar në një kauzë fisnike, në një vit sfidues financiar për organizatën. Biletat për pjesëmarrje janë tashmë të disponueshme online në këtë link:
https://dsalbania.org/index.php/fushata-2/mbremje-gala-2025

Nëse jeni në pozicion të mbështesni, mund ta bëni këtë përmes njërës nga paketat dhuruese, të cilat janë të detajuara në linkun bashkëngjitur. Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj do të ishte një shembull frymëzues për të tjerët, dhe një kontribut konkret në përmbushjen e misionit të DSA.

Për çdo interesim, kontaktoni deri më 20 Maj në  email e.zaimi@dsalbania.org ,

mob: +43 664 755 99 542 (for Whats App & Signal)

office: +355 688042222 (PRO PAK Center Service Director) 

Faleminderit që gjithmonë i jeni përgjigjur pozitivisht thirrjeve për të bërë mirë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0