Finalja e Uplift do të mbahet në 17 Janar - Business Magazine Albania

Finalja e Uplift do të mbahet në 17 Janar

17-01-2022 17:30:00 Join

Tirana, tashmë Kryeqyteti Europian i Rinisë i përzgjedhur zyrtarisht për vitin 2022, po përgatitet të presë Ditën e 3-të Demo të akseleratorit Europian në Shqipëri, Uplift Western Balkans. Programit 4-mujor të akselerimit i vjen fundi më 17 janar 2022.

Duke filluar nga ora 17:30 deri në orën 20:00, 10 finalistë do të vlerësojnë progresin e tyre në qendër të vëmendjes së mediave, partnerëve dhe mbështetësve të Uplift Western Balkans, me synimin për të tërhequr investitorë engjëj. Kjo Ditë Demo është ngjarja më e rëndësishme e programit të akselerimit ku çdo startup do të ketë mundësinë të takohet me investitorët gjatë Investor Connect. Më pas, ata do të prezantojnë biznesin e tyre në skenë përpara jurisë së Uplift dhe një audience të kufizuar të startup-eve, sipërmarrësve, miqve dhe familjes, mbështetësve dhe partnerëve. Nëse dëshironi të shihni arritjet e themeluesve me ndihmën e mbi 50 ekspertëve, regjistrohuni tani për Ditën Demo të Uplift.

Vendndodhja: Salla e Koncerteve “Tonin Harapi”, STV-13, Rruga e Elbasanit, Tiranë

Axhenda e 𝐃𝐞𝐦𝐨-𝐃𝐚𝐲:

𝟏𝟔:𝟎𝟎-𝟏𝟔:𝟑𝟎 Regjistrimi

𝟏𝟔:𝟑𝟎-𝟏𝟕:𝟑𝟎 Investor Connect. Takime të shpejta me investitorë ndërkombëtarë (𝒄𝒍𝒐𝒔𝒆𝒅/𝒊𝒏𝒕𝒆𝒓𝒏𝒂𝒍 𝒂𝒄𝒕𝒊vity) 

Axhenda e mëposhtme është një aktivitet i hapur për audiencën.

𝟏𝟕:𝟑𝟎-𝟏𝟕:𝟒𝟓 Regjistrimi i të ftuarëve (vetëm personat e regjistruar me ftesa të konfirmuara mund të marrin pjesë)

𝟏𝟕:𝟑𝟎 – 𝟏𝟕:𝟒𝟓-𝟏𝟖:𝟎𝟎 Hapja

𝟏𝟖:𝟎𝟎-𝟏𝟗:𝟎𝟎 Prezantimi i Startup-eve | Programi i Demo Day| Fillimi i Live Pitches

𝟏𝟗:𝟎𝟎 Vlerësimi

𝟏𝟗:𝟎𝟎 – 𝟏𝟗:𝟑𝟎 Folësi kryesor

𝟐𝟎:𝟎𝟎 Shpallja e fituesit (Çmimi kryesor në para dhe çmime të tjera interesante)

𝟐𝟎:𝟏𝟓 Networking

Shënim: Pjesëmarrja në këtë event do të jetë e kufizuar dhe për të marrë pjesë në këtë event, duhet të plotësoni një formular duke ndjekur këtë url https://lnkd.in/eS6RxxUF

Hyrja në këtë event pranohet vetëm me ftesë të konfirmuar, e cila mund të sigurohet duke plotësuar këtë formular. Përdorimi i maskave për fytyrën dhe ruajtja e distancës fizike në auditor do të jetë një rregull i detyrueshëm. Pas plotësimit të këtij formulari, Uplift do t’ju dërgojë një ftesë zyrtare me kodin QR të bashkangjitur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0