Fanatikë të teknologjisë! Bëhuni gati për super eventin "Albanian NextGen professionals in GTA" - Business Magazine Albania

Fanatikë të teknologjisë! Bëhuni gati për super eventin “Albanian NextGen professionals in GTA”

Fanatikë të teknologjisë! Bëhuni gati për super eventin "Albanian NextGen professionals in GTA"
24-02-2024 17:00:00 Join

Kush tha që nuk ka evente për të rinjtë?!

Ju prezantojmë me super eventin “Albanian NextGen Professionals”

Ideja për këtë event lindi nga vështirësitë me të cilat përballen profesionistët shqiptarë në Kanada. Shumë prej tyre hasin vështirësi në adaptim për shkak të dallimeve thelbësore në tregun e punës. Qëllimi kryesor i këtij eventi është ofrimi i mbështetjes dhe udhëzimit për profesionistët shqiptarë në zonën e Toronto-s që ballafaqohen me këto sfida.

Data dhe Ora: 24 Shkurt 2024 ora 17:00 Vendndodhja: Zona e Toronto-s (GTA)

Organizatorët: Ngjarja është e organizuar nga një grup i përkushtuar studentësh dhe profesionistësh që ndjejnë pasion për krijimin e një komuniteti mbështetës për profesionistët shqiptarë në GTA.

Aktivitetet e eventit: Çmimet NextGen: Një ceremoni shpërblimi për profesionistët shqiptarë të shquar. Nominimet mund të dorëzohen përmes këtij linku. Kategoritë e çmimeve përfshijnë: Profesionist Inkurajues, Arritje të Shquara dhe Tituj Surprise. Ceremonia e shpërblimit do të zhvillohet gjatë eventit.

Diskutimet në panel: Katër panele që mbulojnë: Teknologjinë dhe Startup-et, Komercialen, Ligjore Profesionet e Ndërtimit. Mbi 20 panelistë, përfaqësues të profesionistëve të dalluar në Toronto, do ndajnë përvojat dhe perspektivat e tyre

Pjesëmarrësit do kenë mundësinë të prezantojnë veten dhe profesionin e tyre. Do ndahen rrëfimet frymëzuese për të motivuar dhe udhëzuar ata që përballem me sfida. Sesione rrjetëzimi me mbi 200 profesionistë.

Pse të merrni pjesë?

Inspirim dhe Udhëzim: Merrni njohuri të çmuara nga profesionistë që kanë kapërcyer me shkathtësi sfidat.

Mundësi për Rrjetëzim: Lidhuni me mbi 200 profesionistë, duke krijuar mundësi të reja dhe bashkëpunime.

Udhëzim për Karrierë: Për të sapoardhurit dhe studentët, do të merrni udhëzim dhe motivim për rrugën tuaj profesionale.

 Zbavitje: Shijoni skece argëtuese dhe merrni pjesë për të fituar çmime të veçanta.

Vishuni formalisht, mbërrini në kohë, dhe përgatituni për një përvojë të pasur dhe të këndshme!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0