Event-trajnimi “Rruga Drejt Suksesit” - Business Magazine Albania

Event-trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”

18-11-2022

Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e  cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja.

Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 16,000 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin.

Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy.

Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progrès të vazhdueshëm.

Bli bileten TANI!

“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.

“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal dhe profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.

Në event-trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi jeni ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen.

Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.

Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.

Bli bileten TANI!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0