Event Satelit në Tiranë: Women’s Entrepreneurship Expo 2023 - Business Magazine Albania

Event Satelit në Tiranë: Women’s Entrepreneurship Expo 2023

27-10-2023 Join

27 tetor 2023, 40+ gra sipërmarrëse nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen për të rritur kapacitetet, shkëmbyer përvojat dhe krijuar lidhje të reja!
Kompani private, nënshkruese të Parimeve të Fuqizimit të Grave (WEPs), investitorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, do të jenë prezentë për të ndarë përvojat dhe njohuritë e tyre, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi me gratë sipërmarrëse dhe për të kontribuar në përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në ekonominë e vendit!

Do të ketë gjithashtu një panel diskutimi me tematikë: Transformimi Digjital dhe E- commerce nga ora 12:00 deri në 13:00.
Ky sesion do të jetë një mundësi për të marrë pjesë në një dialog me ekspertë, mbi transformimin digjital si një mjet fuqizues për SME-të; përdorimin e mundësive për ngritjen e aftësive digjitale; tregtinë digjitale si një kanal shitjesh që ndihmon bizneset të rrisin shitjet dhe të përmirësojnë imazhin digjital; potencialin e transformimit digjital; fuqinë e marketingut digjital dhe influencuesve digjitalë si një profesion i ri.

Kontribuojnë në panel:

Moderator Z. Dritan Mezini, Kryetar i Shoqatës ICT, Ekspert i Transformimit Digjital, Themelues i duapune.com.

Panelist Z. Valer Pinderi, President i Shoqatës Shqiptare për E-commerce.
Panelist Z. Arjan Ymeri, President i Aleancës së Ballkanit Perëndimor për StartUp-et, CEO – Oficina.
Panelist Znj. Dalina Buzi, Sipërmarrëse, Anabel sh.p.k.
Panelist Znj. Shqipe Berisha, Qendra TUMO

Aktiviteti është pjesë e Women Entrepreneurship EXPO 2023 – një organizim rajonal i zyrës rajonale të UN Women që do të organizohet në datat 16-17 Nëntor!

Aktiviteti mbështetet nga UN Women, në partneritet me BERZH-in @ebrd_official në kuadër të Programit për Gratë në Biznes në Ballkanin Perëndimor, financuar nga qeveria suedeze @swedeninalbania.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0