Event nga ALBAN Global: Investor Talks Albania! - Business Magazine Albania

Event nga ALBAN Global: Investor Talks Albania!

03-07-2025 14:30:00 Join

Tirana po bëhet qendra e investimeve dhe inovacionit këtë korrik! Më 3 korrik, në ambientet e Europe House, organizata ALBAN Global sjell për herë të parë në kryeqytet serinë e saj të njohur Investor Talks, një event i dedikuar financimeve, kapitalit dhe zhvillimit të startup-eve në Shqipëri dhe më gjerë.

Ky nuk është thjesht një takim networking. Bëhet fjalë për një ngjarje me ndikim të lartë, ku do të mblidhen sipërmarrës, investitorë, ekspertë dhe aktorë kyç të ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë në rajon.

Pse duhet të jesh pjesë e Investor Talks Tirana?

🔹 Themeluesit do të mësojnë strategji kyçe për sigurimin e fondeve — nga vetëfinancimi deri tek kapitali sipërmarrës
🔹 Investitorë ndërkombëtarë dhe vendas do të ndajnë tendencat më të fundit të financimeve dhe rolin në rritje të Shqipërisë në hartën globale të startup-eve
🔹 Do të keni mundësi të përfshiheni në biseda të thella dhe frymëzuese me figurat që po ndërtojnë të ardhmen e sipërmarrjes në rajon
🔹 Ngjarja do të mbyllet me një sesion të dedikuar networking, për të krijuar lidhje të reja dhe bashkëpunime afatgjata

“Në një kohë kur ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet me ritme të shpejta, ky event është një mundësi reale për t’u lidhur me kapitalin, njohuritë dhe partnerët e duhur për të çuar idetë përpara.” – ALBAN Global

📅 Kur: E enjte, 3 korrik

⏰ Ora: 14:30 – 17:30
📍 Ku: Europe House, Tiranë

🎫 Pjesëmarrja është falas, por vendet janë të kufizuara! Regjistrohuni që tani këtu 👉 https://lu.ma/ljr4nhjl

Në ditët në vijim, ALBAN do të publikojë emrat e folësve dhe agjendën e plotë të eventit. Qëndroni të përditësuar – Investitorët dhe idetë më të mëdha do të takohen pikërisht këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0