Event biznesi në Tiranë "Sipërmarrësit shqiptarë në mbarë botën" - Business Magazine Albania

Event biznesi në Tiranë “Sipërmarrësit shqiptarë në mbarë botën”

Event biznesi në Tiranë "Sipërmarrësit shqiptarë në mbarë botën"
21-09-2024 18:00:00

 

Business Magazine Albania, si një media partner i këtij eventi dhe Marsilda Bialczak, Sipërmarrëse e Expand2market ju fton në eventin e biznesit “networking” të shumë pritur që po organizojmë në Tiranë të Shtunën në datë 21 Shtator në orën 6:00pm-10:00pm tek Hotel Mondial.

Për çfarë është ky event dhe për kë?

Ky event do të jetë një mundësi shumë e mirë për këdo për të njohur sipërmarrës të tjerë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, dhe shtetet e tjera, për të krijuar relata dhe miqësi të reja, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të mësojmë si të nisim dhe zhvillojmë bizneset tona me anë të bashkëpunimeve, referencave, teknologjisë, marketingut dixhital dhe sociale. Nëse nuk keni akoma një biznes por po mendoni të hapni një ky ështe eventi ideal për ju për të mësuar se si të nisni dhe rrisni një biznes.

Kush e organizon këtë event? Kush janë folësit?

Marsilda Bialczak

Organizatorja e këtij eventi dhe themeluese e Expand2market , një agjensi marketingu dixhital dhe krijuesja e Grupit të Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbare Botën” (36.5+ mijë anëtarë).  Marsilda është një mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 13 vite përvojë në marketing dhe media sociale, dhe mbi 10 vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, sidomos në sektorët e teknologjisë dhe IT. Ajo ka ndihmuar kompani nga e gjithë bota të rrisin komunitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të depërtojnë në tregje të mëdha si ai i SHBA-së me anë të strategjive të marketingut dhe shitjeve. Marsilda është me origjinë nga Fieri dhe jeton në New Hampshire, SHBA prej 13 vitesh me familjen e saj. Ajo ka përfunduar kolegjin e dytë për Biznes Marketing në SHBA nga Universiteti i Connecticut. Në këtë event do të flas se si hoqi dorë nga korporata dhe për një kohë të shkurtër rriti një komunitet të ngushtë me mbi 200+ mijë ndjekës në platforma sociale të ndryshme duke shpenzuar zero dollarë në reklama dhe se si e ka rritur biznesin e saj duke përdorur kryesisht marketingun e mediave sociale dhe strategjitë e shitjeve.

Aneida Bajraktari Bicja

Aneida Bajraktari Bicja është themeluese e Balkans Capital, një kompani që ofron konsulencë financiare dhe ligjore për klientë shqiptarë dhe te huaj. Përveç kësaj, ajo drejton Adams Chips, një rrjet fast food-esh të njohura për patatet hollandeze, si dhe po zhvillon Doll’App, një platformë e-commerce ku gjithsecili mund të shesë veshjet e veta. Me një pasion të veçantë për inovacionin dhe sipërmarrjen, Aneida themeloi edhe Startup Albania, një OJF që synon të fuqizojë sipërmarrësit e rinj.Aneida do të flas për biznesin në Shqipëri dhe si ajo i ka rritur bizneset e saj duke perdorur teknologjinë.

Early Bird Tickets!!! 

Për të ata që do blejnë biletën para datës 31 Gusht do përfitojnë ulje të limituar te biletave. Pas kësaj date çmimi do të rritet!

Blini Biletat Këtu” 

Mos ngurroni t’ua dërgoni këtë ftesë dhe sipërmarrësve dhe profesionistëve të tjerë shqiptarë.

Blini Biletën këtu

Çfarë përfitoni ju si sponsor të eventit?

  1. Do të keni një tavolinë të vecantë ku mund të vendosni broshurat e biznesit tuaj.
  2. Mund të dekoroni me brandin tuaj tavolinën.
  3. Do të përmendeni me anë të një emaili që ne do dërgojme (8 mijë + emaile)
  4. Do të përmendeni gjatë eventit me një përshkrim mbi biznesin tuaj dhe atë që ju ofroni. 
  5. Ne kemi një grup sipërmarrësish në Facebook i cili përbëhet nga 36.5+ mijë anëtarë “Sipërmarrësit Shqiptarë në mbarë botën”. Në këtë grup do të bëhet një postim i vecantë për secilin prej sponsorave ku do të përshkruhet cfarë bëni dhe ofroni dhe gjithashtu linku i Website tuaj.
  6. Do të merrni një promovim në rrjetet tona sociale, Facebook post dhe Facebook story, ku unë kam një audiencë të gjërë prej 86.5+ mijë ndjekësish. Gjithashtu dhe Story në adresat e mia në Instagram me mbi 8.8+ mijë dhe 10.5 mijë ndjekësish.
  7. Si sponsor të eventit, bileta e eventit ështe falas
  8. Do përmendeni në videon në Youtube që do publikojmë se si shkoj eventi dhe detajet tuaja në përshkrimin e kësaj video (Kanali ka mbi 2+ mijë Subscribers) dhe kjo video do shpërndahet në të gjitha platformat sociale.
  9. Dhe e fundit, duke qenë se kam një audiencë të gjërë nga sipërmarrës shqiptarë nga e gjithë bota, ju do të ekspozoheni jo vetëm brënda Shqipërise por edhe tek gjithë sipërmarrësit e tjerë që ndodhen jashtë vendit. Kjo do ju japi mundësinë për bashkëpunime dhe ekspozim më të gjërë se ai i Shqipërisë dhe Kosovës.

BËHU SPONSOR EKSKLUZIV

P.S. Mos Harroni Kartat e Biznesit dhe buzëqeshjen tuaj me vete!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0