Ekspozita CES 2026, eventi më i jashtëzakonshëm i teknologjisë në botë - Business Magazine Albania

Ekspozita CES 2026, eventi më i jashtëzakonshëm i teknologjisë në botë

06-01-2026 Join

Më 6–9 janar 2026 do të zhvillohet Ekspozita CES 2026 në Las Vegas. Ky është eventi më i jashtëzakonshëm global i teknologjisë, ku inovatorë nga gati 30 industri mblidhen së bashku në një skenë të vetme gjigante.

Çdo kompani është një kompani teknologjike.

Kjo është edhe motoja e CES, organizuar nga Consumer Technology Association (CTA)®, i vetmi panair-ekspozitë në botë që paraqet të gjithë peizazhin e teknologjisë në një event të vetëm, duke sjellë mbi 500 kompani nga 158 vende dhe rajone.

Pse duhet ta vizitoni CES?

Kjo platformë globale elitare ofron mundësi të pakrahasueshme për takime B2B dhe B2C me investitorë, inovatorë dhe liderë të industrisë, të cilët prezantojnë produktet më të fundit teknologjike që po transformojnë mënyrën si jetojmë në çdo sektor.

Gati 30 industri përfaqësohen në CES, duke përfshirë teknologjinë e automjeteve, teknologjitë shëndetësore, food-tech, transportin, energjinë, gaming, fintech, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë smart home, secila duke prezantuar risi revolucionare dhe duke krijuar një spektakël mbresëlënës për ekosistemin global të teknologjisë, pjesë e të cilit jeni edhe ju.

Nëse keni mundësi të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, ju inkurajojmë të regjistroheni  dhe të merrni pjesë në këtë event të jashtëzakonshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0