Dita e Vajzave në Shqipëri - Business Magazine Albania

Dita e Vajzave në Shqipëri

22-04-2021 Join
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Albanian Skills po përgatitet për t’ju bashkuar aktiviteteve dhe eventeve mbarëbotërore, të cilat që prej vitit 2011, kanë përfshirë 377,000 vajza në 171 vende të botës.
Në themel të konceptimit të kësaj lëvizjeje qëndron bindja se vajzat dhe gratë kanë potencialin për të qenë jo vetëm përdoruese dhe konsumatore të programeve apo produkteve me natyrë teknologjike, por të bëhen nismëtare, pionere dhe krijuese të tyre. Në realitetin e epokës digjitale që po jetojmë, tregu i punës në sektorin TIK po njeh një rritje të vrullshme, me një ritëm të jashtëzakonshëm, duke ofruar mundësi të pafundme punësimi për të vënë në jetë aftësitë digjitale. Prandaj, kjo ditë, në njërën anë është mundësi unike për të frymëzuar e ndërgjegjësuar vajzat për mundësitë dhe dyert e hapura në sektorin TIK dhe në anën tjetër, një mundësi për t’u ofruar kushtet dhe hapësirat praktike të nevojshme për të prekur nga afër “botën digjitale”.
Ashtu sikurse edhe natyra e objektivave të kësaj lëvizjeje globale edhe në Shqipëri vajzat do të jenë protagonistet e kësaj dite. Në një panoramë të përgjithshme, aktivitetet që synohen të zhvillohen në Shqipëri, targetojnë vajzat (14 – 19 vjec) në të gjitha Shkollat e Arsimit të Mesëm në Shqipëri, përfshirë edhe vajzat e klasave të nënta që janë ende të pavendosura mbi të ardhmen e tyre, duke i shtrirë në këtë mënyrë objektivat e kësaj nisme në tre drejtime kryesore:
– Mbështetja e vajzave në Shkollat e Mesme të formimit të përgjithshëm të njohin dhe të punojnë më nga afër me mjetet dhe programet digjitale krijuese, duke nxitur dëshirën dhe interesat e tyre për të konisderuar një karrierë të ardhshme në këtë profil.
– Zgjerimi dhe përforcimi i aftësive dhe kompetencave dixhitale të vajzave në Shkollat e Arsimit Profesonal, përmes një mundësie unike për të vënë në jetë idetë e tyre krijuese dhe inovative për të ardhmen.
– Mbështetja dhe nërgjegjësimi mbi opsionet e mundshme, për vajzat që ndjekin klasat e nënta dhe që ende nuk kanë vendosur drejtimin e studimeve të tyre te mëtejshme, drejt atij të përgjithshëm apo profesional.
Përshkrimi i aktiviteteve që do të organizohen në kuadër të kësaj nisme:
1- Sesionet trajnuese që do të zhvillohen përmes platformave online mbi përdorimin e mjeteve digjitale me fokus në mjetet digjitale dhe programet krijuese/artistike .
2- Detyra praktike për pjesëmarrësit për të krijuar vepra arti digjitale (digital artworks).
3- Organizimi i eventit përfundimtar në 22 prill me folës të ndryshëm dhe gjithashtu prezantimi i “Ekspozitës Digjitale” nga materialet e mbledhura më parë të punimeve digjitale.
Në këtë rrugëtim 10-vjeçar të kësaj dite, le të kontribuojmë të gjithë së bashku për të sjellē frymën e kësaj nisme edhe në vendin tonë e ta shtojmë Shqipërinë në hartën globale të vendeve që mbështesin fuqimisht vajzat në TIK!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0