Në Tiranë më 22-23 nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve dhe Samiti i III i diasporës.
Ky samit organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
MEPJ bëntë ditur se në samit, i cili organizohet në Ditën Arbëreshe do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes dhe të farkëtuar për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
Për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të regjistroheni këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto