"Creative Business Cup Albanian 2021" - Thirrje për aplikime! - Business Magazine Albania

“Creative Business Cup Albanian 2021” – Thirrje për aplikime!

26-05-2021 Join

INNVEST në partneritet me Triple City ju ftojnë të aplikoni për të qenë një fitues i mundshëm në “Creative Business Cup Albanian 2021”. Një event i organizuar nga Triple City dhe mbështetur nga Instituti Adriapol dhe Universiteti Barleti. Nëse keni një ide, një startup ose një biznes të regjistruar 5 vitet e fundit, kjo mundësi është për ju.

SI FINALIST I CBC ALBANIA DO TË:

  • Konkurroni për një vend si përfaqësues i Shqipërisë në finalet ndërkombëtare të CBC.
  • Përfitoni trajnime dhe këshillime nga këshilltarët me përvojë në biznes për t’u përgatitur për në finale.
  • Anëtarësohuni në rrjetin CBC Albania për sipërmarrjet krijuese.

SI FITUES I CBC ALBANIA DO TË PËRFITONI:

  • Titullin Fituesit i Kupës së Biznesit Krijues ALBANIA 2021
  • Një vend në Akademinë e Biznesit Krijues në fillim të Qershorit 2021, për të zhvilluar aftësitë tuaja të biznesit.
  • Një vend në Finalet Globale të Kupës së Biznesit Krijues në fund të Qershorit, ku do të garoni kundër fituesve kombëtarë të më shumë se 80 vendeve dhe do të fitoni ekspozim ndërkombëtar.
  • Mundësia për të takuar mendje krijuese, startup-e, kompani të tjera, investitorë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota.

Aplikimi është i hapur deri më 26.05.2021 (17:00)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0