Bytes & Books diskutim për "Epoka e Inteligjencës Artificiale"! - Business Magazine Albania

Bytes & Books diskutim për “Epoka e Inteligjencës Artificiale”!

~4 minuta lexim

Në takimin e tretë të Bytes & Books, do të diskutojmë librin “Epoka e inteligjences artificiale” nga Henry A. Kissinger, Eric Schmidt, Daniel Huttenlocher.

Inteligjenca artificiale po transformon thellësisht dhe rrënjësisht shoqërinë njerëzore tre prej mendimtarëve më të përkryer amerikanë eksplorojnë çdo të thotë një gjë e tillë për të gjithë ne.

Qysh prej lluminizmit dhe epokës së Arsyes, shoqëritë njerëzore nuk e kanë ndryshuar asnjëherë qasjen që ato kanë pasur rreth çështjeve të sigurisë, ekonomisë, rendit, e madje edhe të vetë dijes njerëzore.

Aktualisht, IA-ja po revolucionarizon mënyrën se si qeniet njerezore hulumtojnë. IA-ja po shfaget onlinenë kërkim, në streaming. në mjekësi, në arsim dhe në shumë fusha të tjera, e duke vepruar kësisoj, po ndryshon krejt mënyrën e të përjetuarit tonë të realitetit.

Ç’do të thotë atëherë të jesh qenie njerëzore?

Tre prej mendimtarëve më në zë të botës së sotme janë bërë së bashku për të shqyrtuar se si këto teknologji do të ndryshojnë njëherë e përajithmonë të ardhmen tonë: Henri Kissinger, Sekretari i 56-të i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe laureat i Cmimit Nobel; Erik Shmidt, ish-CEO i Kompanise Google përgjatë një periudhe dhjetëvjeçare; dhe Daniel Huttenlocher, dekan i Kolegjit Schwarzman të Inxhinierisë Kompjuterike. Epoka e lA-së është një hartë rruge thelbësore për të tashmen dhe për të ardhmen tonë, një epokë ndryshe prej krejt epokave të mëparshme.

Kësaj rradhe pjesë të eventit do të kemi edhe një të ftuar shumë speciale, për t’iu përgjigjur pyetjeve teknike që mund të keni. Silva Bashllari është një data scientist e përkushtuar, e dedikuar për ndërlidhjen e teknologjisë me ndikimin shoqëror dhe ekonomik. Me një formim në shkencat e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe mësimin e makinerive nga studimet master në Politecnico di Torino, ajo ndërthur ekspertizën teknike me një angazhim të fortë komunitar.

Silva ka qenë pjesë e ekipeve organizative të disa konferencave ndërkombëtare ndërdisiplinore, ku ka mbajtur role të ndryshme si: Topic Manager për EBEC 2022 në Torino, Panel Designer për panelet mbi IA në Tirana International Film Festival 2024, dhe më së fundmi, pjesë e ekipit strategjik, Panel Designer dhe moderatore për LeapIN dhe DreamIN 2025 në Tiranë. Ajo ka bashkë-menaxhuar komunitetin e parë të pavarur të IA-së në Shqipëri, duke udhëhequr punëtori praktike dhe projekte ndërdisiplinore për ta bërë IA-në më të qasshme.

Më parë, ajo ka organizuar evente për Gratë në Teknologji/STEM dhe ka lidhur universitetet me aktorë kyç. Në vitin 2024, ajo udhëhoqi një ekip në Sfiden e Inovacionit të Festivalit të Internetit në Pisa, duke thjeshtuar Aktin Evropian për IA për zhvilluesit. Po ashtu pjesëmarrëse në shkollën verore në Forumin Evropian Alpbach 2023, kryesisht për IA të Përgjegjshme. Gjithashtu përfaqësoi Politecnico-n me një punim akademik në Forumin Ferdinando Rossi 2022 e organizuar mbi “Augmenting Humans”.
Teza e saj e masterit eksploron se si IA po formëson perceptimet mbi punën, duke kombinuar mësimin e makinerive me tregimtarinë shqiptare. Në vitin 2021, ajo fitoi një çmim për kërkimin shkencor nga AADF,Tiranë për krijimin e një strategjie të bazuar në të dhëna që ndihmon bizneset e vogla të angazhojnë konsumatorët e rinj në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0