Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, organizon aktivitetin “Business Networking Event” për prezantimin e arritjeve të Programit të BERZH “Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Aktiviteti ëshë ditën e Premte, datë 14 Dhjetor 2018, ora 9:30, tek Hotel Plaza, salla Queen Geraldinë, Tiranë.
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek brahimio@ebrd.com, Tel: +3554 2259439
Bashkëngjitur gjeni axhendën e këtij aktiviteti.
| 09:30-10:00 | Rregjistrimi |
| 10:00-10:10 | Mirëseardhje nga z. Matteo Colangeli
Drejtor i BERZH në Shqipëri |
| 10:10-10:20 | Fjala hapëse nga z. Arben Ahmetaj
Ministër i Financave dhe Ekonomisë |
| 10:20-10:30 | Fjala përshëndetëse nga Ambasadori z. Luigi Soreca
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri |
| 10:30-10:45 | Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri: Rezultate dhe Arritje nga
z. Neritan Mullaj Principal Manager, BERZH |
| 10:45-11:00 | Këshilla Biznesi në Praktikë: Raste Studimore nga Shqipëria |
| 11:05 -12:00 | Pritje dhe kokteil |
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto