Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u bërë pjesë e Growpreneur.
Nëse po ndërton një produkt, një shërbim, apo thjesht një ide që do ta testosh, ky program të jep strukturën dhe mbështetjen e duhur për të lëvizur me siguri.
Përmes një udhëtimi të kombinuar mësimor, moduleve digjitale, sesioneve të mentorimit dhe ushtrimeve praktike, themeluesit marrin mjetet për të testuar zgjidhjet, për të qartësuar strategjinë dhe për të forcuar kapacitetin e tyre të inovacionit.
Growpreneur është ndërtuar për ekipet në fazat e hershme që kërkojnë qartësi, ritëm dhe një komunitet që i çon përpara.
Flexible Acceleration Track
Programi Growpreneur Accelerator është krijuar për t’i ndihmuar startup-et në fazë rritjeje të përshpejtojnë zhvillimin e tyre dhe të bëhen gati për investime. I ndërtuar për të adresuar nevojat e ndryshme të startup-eve inovative, programi ofron dy pista të veçanta:
(i) një pistë intensive akselerimi dhe
(ii) një pistë fleksibël akselerimi.
Flexible Acceleration Track është një program i personalizuar plotësisht sipas nevojave të çdo startup-i të përzgjedhur. Ai ofron:
- Trajnim dhe mentorim të dedikuar
- Burime të përshtatura sipas sfidave dhe objektivave specifike
- Akses në disa prej aktiviteteve të Pistës Intensive
- Mundësi networking-u me ekspertë, investitorë dhe partnerë
- Mundësinë për të marrë pjesë në Demo Days, ku startup-et prezantojnë idetë e tyre përpara investitorëve dhe partnerëve potencialë
Aplikimet për Flexible Acceleration Track mbeten të hapura gjatë gjithë vitit. Përzgjedhja bëhet çdo dy muaj, duke siguruar fleksibilitet dhe adaptim maksimal ndaj ritmit dhe nevojave të çdo startup-i.
Aplikimet mbyllen më 14 Dhjetor 2025.
Apliko tani tek growprenuer.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto