Nga 15 janar – 31 mars 2026, startup-et dhe NVM-të ftohen të aplikojnë dhe të tregojnë se si përdorin pronësinë intelektuale (IP) për të rritur biznesin dhe për të krijuar ndikim real.
Në vitin 2026do të vlerësohen 11 kompani:
10fitues nga të gjithë sektorët ekonomikë
1 Çmim Tematik: NVM në Sport
2 Përmendje të Veçanta: Sipërmarrësja më e Mirë dhe Sipërmarrësi i Ri më i Mirë
Përfitimet për fituesit përfshijnë:
- Dukshmëri globale përmes rrjetit WIPO–OKB
- Program mentorimi të personalizuar 6-mujor
- Lidhje me investitorë, korporata dhe rrjete biznesi
- Ftesë për Ceremoninë e Çmimeve në Gjenevë gjatë Asambleve të WIPO
Aplikimet pranohen në gjuhët: arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe rusisht.
Afati i aplikimit: 31 mars 2026
Më shumë informacion dhe aplikimi:
Kontakt: global.awards@wipo.int
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto