AllWeb, konferenca më e madhe e marketingut digjital vjen me edicionin e 8-të në Tiranë! - Business Magazine Albania

AllWeb, konferenca më e madhe e marketingut digjital vjen me edicionin e 8-të në Tiranë!

06-11-2025 09:00:00 Join

Më 6 nëntor, konferenca më e madhe e marketingut dhe inovacionit digjital në rajon rikthehet në Tiranë për të tetin vit rradhazi, duke bashkuar profesionistë, krijues, strategë dhe inovatorë për të diskutuar çfarë po vjen më pas në botën e biznesit, medias dhe teknologjisë.

AllWeb 2025 nuk është thjesht një konferencë. Është një përvojë e plotë. Këtë vit, konferenca të sfidon të angazhohesh plotësisht me atë që ka më shumë rëndësi:
All Attention | All Content | All Creative | All Business | All AI!

“Çdo vit shtrojmë pyetjen: çfarë po formëson peizazhin digjital? Këtë vit, përgjigjja është e qartë: AI, përmbajtja, kreativiteti dhe strategjia. Prandaj kemi ndërtuar AllWeb 2025 mbi njerëzit dhe idetë që po udhëheqin këtë ndryshim,” – thotë Gerti Boshnjaku, bashkë-organizator i konferencës.

Nga AI gjeneruese dhe krijimi i përmbajtjes, te transformimi digjital, media & PR, SEO & analitika, e deri te strategjia e biznesit, temat e këtij viti eksplorojnë mjetet dhe prirjet që po ndryshojnë mënyrën si krijojmë, marketojmë dhe rritemi. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dëgjojnë zëra nga mbarë bota,  nga SHBA-ja, Europa Perëndimore dhe Lindore , të cilët do të ndajnë njohuri të thella për tregjet globale dhe ato rajonale.

“Nuk bëhet fjalë për të parë të ardhmen nga larg, por për ta ndërtuar atë, në mënyrë kreative, vizuale dhe inteligjente. AI gjeneruese është vetëm fillimi,” – thotë Darko Buldioski, bashkëthemelues i AllWeb dhe drejtor programi i konferencës.

Rezervo vendin tënd këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0