ALLWEB 2023, VJEN MË 2 NËNTOR KONFERENCA DEDIKUAR MARKETINGUT DIXHITAL DHE WEB-IT - Business Magazine Albania

ALLWEB 2023, VJEN MË 2 NËNTOR KONFERENCA DEDIKUAR MARKETINGUT DIXHITAL DHE WEB-IT

ALLWEB 2023, VJEN MË 2 NËNTOR KONFERENCA DEDIKUAR MARKETINGUT DIXHITAL DHE WEB-IT
02-11-2023 09:00:00 Join

Konferenca e përvitshme, dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj numër 6, ndaj shënoni datën 2 Nëntor për të mos e humbur këtë event të rëndësishëm për karrierën apo biznesin tuaj.

ALLWEB është konferenca që i ka tejkaluar pritshmëritë çdo vit, duke ndikuar fuqishëm në skenën shqiptare të zhvillimit të marketingut dhe inovacionit, me përmbajtje cilësore nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas.

Ekonomia dhe biznesi dixhital në rritje e bën të domosdoshme për marketerët njohjen dhe zhvillimin e ideve më të reja për mbërritur tek klienti. Kjo konferencë mbledh së bashku të gjithë aktorët e industrisë së komunikimit, marketingut dhe teknologjisë si edhe shumë të tjerë nga fusha të ndryshme që punojnë apo influencojnë tregun online dhe jo vetëm.

Kompani dhe brande të mëdha, që kanë fokus tek transformimi dixhital, agjencitë e marketingut, ekspertë marketingu, konsulentë inovacioni, zhvillimi & programimi, ICT, mobile, profesionistë të PR dhe Social Media janë pjesë përbërëse e audiencës. Ju mund të jeni një prej tyre.

ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë e përvitshme, e cila pasqyronte përmbajtje cilësore, folës fantastike dhe raste studimi të dobishme në një skenë të vetme, brenda një dite dhe u soll në Shqipëri në vitin 2016 nga Business Mag Albania.

Në këtë event unik ndërthuren thjeshtësisht perspektivat që ofrohen nga përvojat e folësve të mirënjohur ndërkombëtarë, me praktikat më të mira lokale, të përcjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

CILËT JANË 2 FOLËSIT E PARË?

Purna Virji – LinkedIn

Një autore që njihet për prodhimin e përmbajtjes me ndikim të lartë të fushën e marketingut, eksperte në fushën e marketingut, njohëse shumë e mirë e platformave  LinkedIn, Ex-Microsoft, influencer e Adweek Young, folëse ndërkombëtare dhe e shpallur US Search Personality of the Year.

Diane Wiredu – Lion Words

Me ekspertizë në hartimin dhe zbatimin e strategjisë për B2B/SaaS në Lion Words, ajo është stratege e Anti-buzzword, folëse dhe themeluese e ‘Helping you achieve message-market fit’.

ÇFARË DO TË SJELLË ALLWEB ALBANIA 2023?

MUND TË VAZHDONI TA PYESNI VETEN DERI NË 2 NËNTOR, OSE

BLIJENI BILETËN TANI!

Në faqen online ALLWEB.al, do të gjeni informacione për regjistrimin tuaj dhe profilet e folësve të këtij viti, tematikat dhe programi në vijim.

Në këtë Faqe mund të blihet një sasi e limituar biletash me ofertën Super Early Bird! Kjo ofertë përfundon në kohën kur plotësohet numri i biletave të parashikuara nga organizatorët.

# # # # #

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al 

Web: www.AllWeb.Digital 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0