Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të! - Business Magazine Albania

Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të!

30-04-2021 Join

Albanian ICT Awards fton të gjithë shqiptarët kandidatë potencial nga mbarë trojet shqiptare dhe diaspora që janë krijues në fushën e Teknologjisë të bëhen pjesë e garës së vetme mbarëkombëtare.

Në emër të ICTSmedia dhe Garës kombëtare të Çmimeve në Teknologji – Albanian ICT Awards – ju ftojmë të konsideroni Nominimin tuaj apo aplikimin e drejtpërdrejtë në këtë edicion të nëntë.
Aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri me datë 30 Prill 2021 dhe janë të hapura vetëm në formatin online në tetë kategori.
Pas dates 30 Prill, me mbylljen e aplikimeve, do të hapet procesi i Vlerësimit, nga një Juri e pavarurur në Albanian ICT Awards deri në shpalljen e fituesve në Mbrëmjen Gala e cila do të organizohet në fund të muajit Maj.

Lexo: 5 mënyra për t’u bërë një folës më i mirë

Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.
Çdo shtetas shqiptar, pa dallim gjeografik, i cili ka qenë bartës i së paku një projekti të suksesshëm përgjatë vitit kalendarik 2020 – 2021 mund të jetë kandidat.
Kriter për t’u konsideruar kandidat i suksesshëm apo i nominuar, mund të jetë çdokush që përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur, për përfituesit e targetuar. Mund të jetë çdokush që demonstron zhvillimin e një teknologjie të re, apo përdorimin e një teknologjie ekzistuese me metoda të reja.
Krahas tetë kategorive tradicionale, ky edicion vjen me surpriza të reja sa i përket ndarjes së çmimeve risi:

  • ICT Innovation of the Year
  • ICT StartUp of the Year
  • ICT Diploma Thesis of the Year
  • ICT Rising Star of the Year
  • Woman in ICT
  • ICT Public Service of the Year
  • Cyber Security Award

Përfitimet:

Juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga personalitetet më të shquara të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni e cila funksionon në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat dhe kriteret e vlerësimit të vendosura me profesionalizëm të lartë kanë në fokus vlerat më të spikatura të sektorit të IT-së, komunikimit, biznesit dhe të shoqërisë.

Fituesit e këtij Edicioni do të ekspozohen ndaj shpërblimeve të shumta, duke nisur që nga ato materiale e financiare, Bursa studimi, promovim unik, trajnime dhe rrjetëzim me investitorë potencial. Kjo do të bëhet e mundur përmes rrjetit tone të partnerëve dhe sponsorëve. Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorët Gold, si dhe RITECH Solutions, Soft&Solution, Facilization, 3i Solution sponsor Silver.

Afati i fundit për Aplikim është Data 30 Prill 2021, Ora 23:59.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0