Albania DREAMin & LEAPin Conference 2025 - Një ditë inovacioni, teknologjie dhe lidershipi në zemër të Tiranës! - Business Magazine Albania

Albania DREAMin & LEAPin Conference 2025 – Një ditë inovacioni, teknologjie dhe lidershipi në zemër të Tiranës!

10-05-2025 09:00:00 Join

Më 10 Maj 2025, në ambientet ikone të Piramidës së Tiranës, do të zhvillohet  një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare të vitit: Albania DREAMin’ & LEAPin’ 2025, që  sjell së bashku ekspertizë botërore, teknologji të avancuar, dhe një platformë të fuqishme për  bashkëpunim, edukim dhe lidership. Albania DREAMin’ 2025 është konferenca e vetme komunitare për Salesforce dhe teknologjitë  mbështetëse në rajon.

Me 34 folës ndërkombëtarë nga më shumë se 20 shtete, përfaqësues nga  kompani si Salesforce, Accenture, Deloitte Digital, Capgemini, Cognizant dhe shumë të tjera – konferenca do të ofrojë sesione mbi: 

  • Inteligjencën Artificiale (AI) & Data Cloud 
  • Agentforce dhe CRM të së ardhmes 
  • Marketing Cloud, Slack, MuleSoft & Tableau 
  • Panair Karrierash, Demo Jam dhe aktivitete për rrjetëzim profesional 

LEAPin Albania 2025, në edicionin e saj të 9-të, është konferenca më e madhe për lidershipin  rinor në Shqipëri. Mbështetur nga Swedish Institute dhe me përfaqësim nga organizata ndërkombëtare, ajo trajton tema thelbësore si: 

  • Edukimi Qytetar & Qëndrueshmëria 
  • Shëndeti Mendor & Inteligjenca Emocionale 
  • Lidership, Inovacion 
  • Veprim për Klimën  Konferenca do të shoqërohet me panele diskutimi, aktivitete interaktive dhe prezencë  institucionale nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, me qëllim fuqizimin e komunitetit profesional  dhe rinisë shqiptare.

Merr biletën tënde këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0