ACT NOW 2025: Një kapitull i ri për Shqipërinë Digjitale - Business Magazine Albania

ACT NOW 2025: Një kapitull i ri për Shqipërinë Digjitale

29-05-2025 Join
~3 minuta lexim

ACT NOW 2025 do të zhvillohet në Tiranë në 29-30-31 maj premton një konferencë të veçantë që pritet të hedhë themelet për një rrugëtim të përvitshëm, që do të ketë si mision theksimin e rolit të Shqipërisë si një qendër e dedikuar inovacioni dhe teknologjie dhe të nxisë bashkëpunimin përtej kufijve mes liderëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kroacia, rajoni e më gjerë.

ACT NOW do të nisë më datë 29 maj,  me një mbrëmje rrjetëzimi e cila do të jetë ekskluzive për të ftuarit, si hyrja e parë drejt atmosferës së ACT NOW 2025 për aktivitetet që do të vijojnë.

Konferenca e cila do të jetë ngjarja qendrore e ACT NOW 2025, do të mbahet më datë 30 maj dhe do të ofrojë një sërë aktivitetesh me tematika si: “Quantum-ready world”, “Digital Trust”, “Startups & Scaleups” me folës të klasit botëror, rajonal si dhe nga përfaqësues të kompanive të mëdha dhe me impakt në transformimin e teknologjisë, panele diskutimi me ekspertë, workshop, sfida, çmime si edhe një seri eventesh ekskluzive për rrjetëzim mes të pranishmëve që ndajnë të njëjtin vizion.

Në ACT NOW 2025 do të flitet për teknologji të reja, inovacion, transformime digjitale, inteligjencën artificiale, rritje startupesh dhe rrugën e së ardhmes të Shqipërisë drejt digjitalizimit.

Për të gjithë të apasionuarit pas sigurisë kibernetike, eventi do të ofrojë Cyber Drill Challenge, një sfidë dinamike dhe emocionuese që ofron mundësinë për të testuar aftësitë në mbrojtjen e botës digjitale. Pjesëmarrësit si profesionistë, studentë, dhe të apasionuar pas sigurisë kibernetike do të sfidohen në një seri aktivitetesh dhe skenarë të avancuar kibernetikë, duke mësuar dhe praktikuar strategji të sigurisë digjitale në kohë reale.

Konferenca do të ndiqet nga një ceremoni ekskluzive çmimesh për bizneset dhe projektet më inovative dhe me impakt nga Shqipëria dhe Diaspora. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë aplikantët e përzgjedhur nga juria e ACT NOW 2025. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i ACT NOW Grand Prize do të mbështetet me një shumë prej 50,000 Euro për projektin më inovativ. Në këtë ceremoni do të vlerësohet gjithashtu projekti rinor më origjinal dhe inovativ dhe ekipi fitues i Cyber Drill Challenge.

Më datë 31 maj, ACT NOW 2025 do të përmbyllet me një konferencë për shtyp, ku do të reflektohet mbi arritjet e eventit, do të ndahen momentet më të veçanta dhe do të analizohet ndikimi që kjo ngjarje do të sjellë në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, duke hapur rrugën për mundësi të reja dhe bashkëpunime të fuqishme.

ACT NOW nuk është thjesht një konferencë por një lëvizje për të vendosur rajonin tonë fuqishëm në hartën globale të teknologjisë.Për t’u bërë pjesë e konferencës së datës 30 maj dhe/ose për të konkurruar për çmimet, të interesuarit duhet të regjistrohen në faqen zyrtare të ACT NOW.

Email: info@acti.al
Website: https://now.acti.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0