Europianët në greva për rritjen e çmimeve - Business Magazine Albania

Europianët në greva për rritjen e çmimeve

Kostoja në rritje e jetesës ka nxjerrë në rrugë njerëzit nga Belgjika në Greqi, ndërsa grevat kërcënojnë të paralizojnë pjesë të Britanisë, Francës dhe Spanjës në ditët në vijim.

Përhapja e trazirave industriale po kthehet në një problem për qeveritë të cilat janë shpenzuar ndërkohë miliarda në përpjekje për të zbutur efektet dramatike të rritjes së çmimeve, të paktën për personat më të rrezikuar. Në Bruksel, dyqanet e qendrës tregtare Docks ulën njëri pas tjetrit qepenat, si pjesë e një aksioni të organizuar nga sindikata e punëtorëve, CNE. Një grevë më e gjerë pritet të prekë sektorë të tërë të aktivitetit ekonomik të vendit në mesin e kërkesave për masa konkrete kundër inflacionit galopant.

Lexo edhe:

“Sot i mbyllëm të gjithë dyqanet në Docks. Ne kemi shumë sindikaliste këtu, por aksionit iu bashkuan pa hezitim edhe punëtorë të tjerë, si me kontrata të përhershme, ashtu dhe të përkohshme. I ndihmuam në mënyrë që të mos ndëshkohen nga punëdhënësit e tyre, e të mos u rrezikohet puna. Mesazhi që po i  dërgojmë pushtetarëve është se në këtë krizë nuk do të paguajmë vetëm ne, nuk do të paguajë vetëm populli.” – Jalil Bourhidane, punonjës dhe anëtar i  CNE (Centrale Nationale des Employés)

Europa u prek nga pasojat e luftës në Ukrainë, e cila po përkeqëson krizën globale të energjisë, inflacionin dhe mungesën e disa produkteve ushqimore. Por fillimi i dimrit, i cili sjell dhe rritjen e faturave të energjisë, si dhe parashikimet e përsëritura të një recesioni në mbarë kontinentin po e përkeqësojnë akoma edhe më shumë situatën. Në Bruksel, shtëpia e Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE-së, edhe punëtorë të tjerë kanë protestuar kundër inflacionit që po kapërcen 12 përqind — shumë mbi mesataren e 10.7 përqind në të gjithë zonën e euros. Sindikata më e madhe e vendit, FGTB, kërkon negocjim tëp agave, ndërsa qeveria kundërshton me pretendimin se se pagat belge janë tashmë të indeksuara me inflacionin — një marrëveshje kjo që nuk është parë në shumicën e vendeve të tjera.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0