Europa ka dy propozime për të “ardhmen" e tregut të energjisë - Business Magazine Albania

Europa ka dy propozime për të “ardhmen” e tregut të energjisë

Dy propozime do të diskutohen në takimin e Këshillit të Energjisë së BE-së, pohoi një ministër që drejton përpjekjet e Presidencës çeke të Bashkimit Evropian për të përballuar çmimet e larta të energjisë. Ishte republika Ceke ajo që kërkoi mbajtjen e takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë së bllokut.

Gjithmonë e më shumë, manovrat e Rusisë, furnizuese kryesore e energjisë në Bashkimin Europian kanë shtuar frikën se ajo mund t`i reduktojë furnizimet gjatë dimrit si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura prej Brukselit si ndëshkim për agresionin në Ukrainë. Ministri çek i Industrisë, Jozef Sikela, tha se njëra nga mundësitë parashikon ndarjen e çmimit të gazit nga ai i energjisë elektrike.

Lexo edhe: Presidenti Macron: “Përgatituni për kohë të vështira”. Sindikatat kundërshtojnë

“Një opsion parashikon ndarjen e çmimit të gazit nga çmimi i ngarkuar nga termocentrali që konverton gazin në energji elektrike, dhe kështu vendos çmimin për konsumatorët në mënyrë që “çmimet e larta të gazit që janë objekt i luftës energjetike të mos ndikojnë tek çmimet e energjisë elektrike. Propozimi tjetër alternative parashikon vendosjen e cmimeve maksimale për prodhimin e gjithë elektricitetit, përveç atij që kërkon gaz – pra duke kufizuar në thelb çmimin e energjisë nga karburanti bërthamor, qymyri dhe burimet e ripërteritshme.” – u shpreh Jozef Sikela, ministër cek i Industrisë

Që kur pjesëmarrësit në samitin e G7 dhe liderët e tjerë perëndimorë hodhën idenë e një kufiri të cmimit për importet e gazit rus, Moska ka kërcënuar vazhdimisht me ndërprerje të furnizimeve. Ministri gjerman i Ekonomisë Habeck deklaroi Gjermania ka mjaftueshëm energji për të kaluar dimrin. E megjithatë, dy centrale bërthamore; Isar 2 dhe Neckarëestheim, do qëndrojnë të hapura, për çdo eventualitet. Ky ishte rezultati i provës së stresit, që Habeck paraqiti në Berlin. Ministri shpjegoi se dy centralet në jug të vendit do të mbeten në punë si rezervë, deri në prill 2023. Më pas edhe ato do të hiqen nga rrjeti duke qenë se energjia bërthamore mbetet një teknologji me rrezik të lartë, dhe veç të tjerash ajo nuk është e qëndrueshme. / Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0