Monedha europiane, vijon të zhvlerësohet ndjeshëm në tregun vendas. Këtë të premte euro zbriti në 128.5 lekë në shitje ndërsa blihet 129.5 lekë. Vetëm në një ditë, euro ra 0.7 pikë ndaj lekut. Ndërkohë rënia është më e dukshme, ndaj fillimit të javës, kur tregtohej në 130.4 lekë.
Përtej rritjes së lehtë në gjzymën e dytë të marsit, euro vijon të jetë në rënie të qëndrueshme ndaj monedhës lokale. Sipas të dhënave të kursit të këmbimit, nga fillimi i këtij viti euro u zhvlerësua mbi 4% ndaj lekut.
Në rënie janë njëkohësisht edhe dollari amerikan. Këtë të premte, ai tregtohet me 105 lekë me një rënie javore gati një pikë përqindje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.