Euro zbret drejt 126 lekëve

Euro zbret drejt 126 lekëve


Euro ka shënuar një tjetër rënie të martën në pikat e këmbimit valutor, duke zbritur nën kufirin ku gjendej prej disa ditës 127 lekë. Në pikat e këmbimit, një euro u ble me 126.6 dhe u shit 127.1 lekë, duke u zvlerësuar lehtë ndaj një ditë më parë.

Sipas të dhënave të tregut, ky është niveli më i ulët i dhjetë viteve të fundit.

 Eksportuesit po e përjetojnë me shqetësim zhvlerësimin e euros në tregun vendas. Vetëm pak ditë më parë, Bashkimi i Prodhuesve dhe Shoqata e Eksportueve i kanë nisur një letër të hapur ministrit të Financave dhe Kryeministit të vendit, duke kërkuar të publikohen shkaqet e këtij zhvlerësimi dhe të merren masa.

Një ditë më parë, edhe eksportuesit e bimëve mjekësore theksuan dëmin që po i vjen industrinë nga monedha europiane e zhvlerësuar. Megjithatë, Ministri i Financave ka bërë të ditur në një deklaratë të fundit, se nuk do të ketë ndërhyrje në treg, për të frenuar forcimin e lekut.

Valuta e shtuar e monedhës europiane, po ndihet në treg prej vitesh tashmë. Fillimisht u fol për investimet e larta të projektit të gazsjellësit TAP, dhe Hidrocentralit të Devollit, por fluksi i euros në qarkullim duket i lartë edhe pse këto projekte kanë shkuar drejt fundit, e nuk po injektojnë më para në treg.

Ju mund të lexoni edhe: Prodhuesit Ahmetajt: pse po bie euro, merrni masa, po kalojmë me humbje

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0