Euro nën 124 lekë. Prodhuesit e universitetet, studim për efektet në ekonomi

Euro nën 124 lekë. Prodhuesit e universitetet, studim për efektet në ekonomi


Ritmet e vlerësimit të lekut ndaj euros janë përshpejtuar ditët e fundit. Këtë të martë një euro tregtohet me më pak se 124 lekë. Një rekord i ri ky i dhjetë viteve të fundit.

Eksportuesit, tek të cilët po rëndon më shumë zhvlerësimi i Euros, i druhen humbjes së një kontrolli në zhvlerësim e euros të ndikuar edhe nga efekti psikologjik.

Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, dyshohet që në “lojë”po hyjnë edhe tërheqje të mundshme të kursimeve në euro për t’i këmbzer në lekë.

Ekonomistët kanë bërë thirrje këto ditë, se nuk ka asnjë arësye për të cilën duhet të bëhet një veprim i tillë. “1000 euro janë gjithnjë 1000 euro”, thotë prof. Elvin Meka. Ai ka theksuar se fundi, se personat që kanë depozituar paratë në euro, në rastet se duan të bëjnë blerje arrijnë të blejnë të njëjn sasi malli. Meka ka kujtuar gjithashtu, duke iu referuar përvojës së disa viteve më parë, se tërheqja për ti këmbyer paratë do të ishte një gabim, pasi më vonë, po keta depozitues do të kërkojnë t’I rikthejnë paratë në euro,m dhe do të kenë kosto shtesë.

Arben Shkodra, drejtues i Bashkimit të Prodhuesve thotë se, prodhuesit kanë ndërmarrë një studim së bashku me profesorë të universiteteve në vend dhe brenda pak ditësh do të bëjnë publike për qeverinë, pasojat e pritshme të forcimit të lekutr ndaj euros.

Edhe pse kanë parashtruar kërkesë para insitutucioneve, Shkodra thekson se nuk kanë marrë asnjë përgjigje, për arësyet e zhvlerësimit të euros dhe masat e mundshme për të mbrojtur prodhuesit.

Euro është këmbyer mbi 10 vite më parë edhe 122 lekë, por prodhuesit dhe eksportiuesit thonë se asnje herë më parë, zhvlerësimi i euros nuk ka ndodhur me ritmet që po shënohet në këto tre muajt e fundit.

Forcimi i monedhës vendase nga ana tjetër pritet të shoqërohet me rritje të konsumit.  Por, disa ekspertë vlerësojnë se konbsumi nuk pritet të shënojë rritje të dukshmë, pasi çmimet e banesave, zyrave, naftës, e disa lëndëve të tjera bazë po rriten.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0